Bashkia e Finiqit i është futur zonës së Syrit të Kaltër për ta pastruar, ndotur dhe gjatë muajve të verës.
Në vijim të reagimit të ashpër kryeministror mbi ndotjen, aty po pastrohen dhe vende ku rrallë has pastërti, edhe për shkak të dyndjeve të shumta.
“Shërbimi i Pastrimit të Bashkisë Finiq, në bashkëpunim me Drejtorinë e Zonave të Mbrojtura, Qarku Vlorë, kanë vijuar me pastrimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e Zonës së Mbrojtur tek ‘Syri i Kaltër’.
Një zonë kjo që ka shumë vizitorë, për pasurinë e tij natyrore, gjatë muajve të verës dhe jo vetëm.
Bashkia duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ka, me sektorin e pastrimit dhe jo vetëm, intensifikon aksionet e pastrimit dhe riciklimit, për të ndryshuar tërësisht pamjen e zonës sonë dhe për të rritur atraksionet turistike”, shkruan kjo bashki e Minoritetit, në territorin e së cilës gjendet dhe Syri i Kaltër, perla e turizmit në Jug. /sarandacity.al/