“Rezidenca qeveritare në Sarandë dhe parku i saj do të kthehen në hapësira komunitare. Ato do të shndërrohen në EkoKampus arsimor, sipas konceptit inovativ të shkollave të gjelbra.
Sot në Sarandë, në prani të kryeministrit Edi Rama u prezantua projekti për ndërtimin e këtij kampusi, e projektuar si një qendër moderne edukimi dhe rekreacioni”, thuhet në një nga kronikat e kohës, e cila daton që në vitin 2015.
Por që nga 2015-ta daton dhe vetë një cicërimë e Ramës, por që sot, pas 6 vitesh, aty nuk ka asgjë veç godinës së xhamtë, rrethuar me ferrishte.
Kronika vazhdon duke thënë se “EkoKampus Saranda përfshin të gjithë ciklin e arsimit parauniversitar, duke filluar me kopshtin, shkollë 9-vjeçare dhe shkollën e mesme.
Terrene sportive, fusha të lojërave me dorë, amfiteatër, parkim i nëndheshëm, palestra, pishinë, hapësira komunitare janë elemente të projektit.
Një sipërfaqe të konsiderueshme në projektim e zë parku. Risi e projektit është përdorimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë së gjelbër.
Një model cilësor jo vetëm për arsimin, por edhe për të kuruar një trashëgimi shumë të rënduar urbane, e cilësoi Kryeministri Rama projektin, duke premtuar se qeveria do ta vendosë ndërtimin e këtij kampusi në prioritet e saj në kuadrin e projektit ‘Shkollat e gjelbra’.
Por sot aty, siç e përshkroi Sarandacity në një kronika të pak ditëve më parë, dëgjohen vetëm zukatje gjinkallash. Zërat e nxënësve janë ende larg. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?
136706 689687Your article is truly informative. More than that, it??s engaging, compelling and well-written. I would desire to see even much more of these types of great writing. 651220
752145 900749I truly treasure your piece of work, Excellent post. 878917
235556 343591Intersting post and website. Very good that Google listed so i was able to get here. This website will go no in my bookmarks from now. 767199