Urs Wagenseil është profesor zvicerian dhe ekspert në fushën e marketingut të destinacioneve, pra në ndërtimin e një planbiznesi se si të promovosh një rajon duke i bërë bizneset të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Prezent në takimin e rradhës të RisiAlbania, ai ndau me biznesmenët sarandiotë dhe zonave rreth saj disa ide sesi mund ta bëjmë Sarandën më të dashur për turistët jo vetëm duke i ofruar Det, Diell e Dashuri vetëm për sezonin veror, por që ta mbajë lidhur turistin përgjatë gjithë vitit.
Sipas tij, kjo bëhet në qoftë se të gjithë bizneset bëjnë një ndryshim duke nisur nga vetja e duke parë se ku gabon gjithësecili, duke u përpjekur ta përmirësojnë imazhin e tyre dhe më e rëndësishmja duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. /sarandacity.al/
https://youtu.be/wxK1g8WkHtc