Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra

by Saranda City
3 Gusht, 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Josif Papagjoni

Ja kështu, befasisht dhe ëmbëlsisht, donte ta quante syri e zemra ime ekspozitën e piktorit sarandiot Vasil Kaçi, hapur këto ditë në galerinë e arteve të Sarandës. Qyteti është i mbushur me turistë, pak fjalë shqipe dëgjon. Por teksa ata hapërojnë shëtitores buzë detit, aty poshtë bark-kafesë “Riviera”, është një ekspozitë, kryesisht peizazhe, që sikur u thotë: “Zbrisni dhe këtu poshtë në galeri zotërinj, sepse Sarandën mund ta shijoni po aq bukur edhe mes ngjyrash të këtyre imazheve piktorike, ku ju shkoni, shëtisni, bëni plazh, shihni, përjetoni. Dhe, në fakt, ekspozita, ka pasur mjaft vizitorë.


Mik i vjetër dhe i vyer ky Vasili për mua. Së toku krijuam shumë shfaqje teatri në vitet ‘70 e ‘80, sepse ai ishte skenograf i shumë syresh. Mes nesh, si natyra packa se të kundërta, u lidh një miqësi e fortë, thellësisht e sinqertë, për mua e shenjtë, sepse Vasili di të respektojë, di të dëgjojë. Një paqedashës dhe urtan i “pandreqshëm”, ai ka pasur përherë simpatinë time. Qysh herët kur mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për pikturë, nga të parët minoritarë grekë, Vasili u shqua për trajtimin e njollave të mëdha të ngjyrës, për hedhjen e bukur të bojës si përmasë me një shpengim të veçantë, pa dashur të përimtësohet dhe të humbasë nëpër hollësi gjësendesh, reljevesh, të cilat mund të çukërmojnë me penelin e hollë një rrudhë në ballë, një guriçkë diku, një fije floku më tej, një dregëz mali. Jo. Ai pëlqen një sy që sheh nga lart e nga përtej.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Piktura e tij ka ruajtur stilin e vet nëpër dhjetëravjeçarë, ka impresione të hedhura me një frymë, ka kontraste të buta por jo rrallë edhe të rrepta, veçse pa ta trembur syrin. Edhe te kjo ekspozitë peizazhet e Vasil Kaçit janë të tëra një lojë ngjyrash dhe vallëzimesh, gjuhë piktorike që i ikën gjithsesi figurativitetit të rëndomtë, thënë më drejt përkujdesjes natyraliste. Është vërtet një imazhinist i natyrës. Mua më sollën tablotë e tij brigjet ku kam shkelur dikur, ashtu të virgjëra dhe të ngopura me lotin dhe harenë e nostalgjisë rinore; më sollën shkrepat ku gjakosnim këmbët me bashkemoshataret, dallgët e detit, koreografinë e shkëmbit me ujin, sterkalat…

Ja PLLAKAT, një plazh natyror aq i bukur, i mrekullueshëm, i papërsëritshëm, në pjesën perëndimore të qytetit, me ato ujëra të bruzta, të thella, që sot janë zënë për fyti nga babëzia e hoteleve dhe inertet e hedhura për të krijuar gjoja mjedise turistike e hoteleri masive… Ja porta a Portiku i hershëm i ish bazilikës së Onhezmit, kur të rinj siç qeme, shpesh bënim plazh apo peshkonim. Ishte dhe mbeti nje shenje ne vijat ndarese te historise. Ja reljevet shkëmbore të “Sarandës së re”, andej për nga hoteli “Santa Quaranta” sot, një nga mrekullitë dhe lavditë e dikurshme të qytetit, madhështore në pamje, e egër, krenare, e papërsëritshme… Ja qyteti, krejt i bardhë si prej një furçe mjeshtërore, që sikur ecën nxitimthi, për të lënë sa më parë imazhin dhe magjinë e vet aty. Një qiell bardh e blu dhe një det blu e bardhë, që bashkohen e puthen në harenë dhe lumnajën e dritës. Ja dhe një det i lëmuar me tutje si pasqyrë dhe horizonti i paqëm sipër, në brigjet ku bashkohen ishulli i Korfuzit dhe brigjet e Sarandës tej, dy vende e dy popuj miq…


Peizazh i mrekullueshëm është ai i Sarandes në perëndim; një perëndim jo aq i përflakur, sesa si një dremitje ngjyrash, dritësimet në të kuq, portokalli, kafe e lehtë dhe një qiell disi i shqetësuar që luan me vezullimet, ngjyrat, hapësirën. Brigje, shkëmbinj si të mbirë mbi ujëra, herë të bardhë e herë të murrëtyer, të butë e të fortë, përkëdhelës dhe nervoze, gati sikur marrin frymë, qenie mitologjike, ku gjithsesi ujërat herë lëpihen e puthen masës së tyre dhe herë vërsulen në shkumëzime me energjinë që bartin… Shikoni nje mase te madhe shkembore, e bardhe, imponuese dhe aty, si e mbirë, një çadër. Duket si nje lule. Sa gjetje e bukur. Imazh që të mbetet në sy. Por nuk të vret, as të dhunon. Përkundrazi, të madhëron, të fton për një aventurë dashurie, lirie, kënaqësie…

…Ah, Vasil Kaçi, piktori i njohur i Sarandës dhe miku im i dashur. Ti sikur ma risolle qytetin tonë të përbashkët, sikur ma ngjalle, sikur i dhe një vello të munguar nostalgjie, kujtese, imazhi, malli, bukurie, hijeshie, si një ftesë që vetëm piktorët dinë ta bëjnë për vizitorët, edhe për turistët e shumtë: EJANI NË SARANDË!..

Previous Post

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

Next Post

Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”

Saranda City

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.