Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka filluar të shqyrtojë shtrirjen e përdorimit të vaksinës Pfizer tek fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç.
EMA tha në një deklaratë se kjo vaksinë kundër COVID-19 aktualisht është në përdorim për ata mbi 12 vjeç, dhe se bazohet në parimin e molekulave të mRNA.
Shtohet se rezultatet e vlerësimit priten brenda pak muajsh.
Pfizer njoftoi muajin e kaluar se provat klinike mbi 2,268 pjesëmarrës të moshës 5 deri në 11 vjeç treguan se vaksina shkakton një përgjigje të fortë imune.
Ndërsa fëmijët janë më rezistentë ndaj COVID-19, ata ende mund të përhapin virusin korona te të tjerët. /sarandacity.al/