Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Familja Dule nga Janjari, takim me vajzën e tyre pas 37 viteve: ç’hoqi në jetimore

by PorositWeb
20 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në emisionin e përjavshëm si çdo të dielë te “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ka qenë protagoniste familja e Uzeir Dules të cilët kërkonin vajzën e lënë në shtëpinë shtetërore të birësimit, para 37 viteve.

Babai Uzeir Dule nga fshati Janjar, së bashku me dy fëmijët e tij ishte paraqitur në këtë emision për të kërkuar vajzën e tij, Afërdita me të cilën humbën kontaktet para 37 viteve.

Afërdita sot quhet Maria Pia Malteze, e cila ka rrëfyer fëmijërinë e saj që ka kaluar në jetimore. Pasi u braktis nga prindërit vetëm 8 muajsh, ajo ka vuajtur në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, nuk lahej kurrë, kishte morra dhe nuk ushqehej. Madje shpesh herë ajo dhunohej nga edukatoret. Por kur ishte në moshën 8 vjeç ajo u birësua nga një familje italiane dhe aty ndryshoi jeta e saj përfundimisht.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Maria shprehet: “Mbaj mend gjithashtu në 1991 ndoshta, në ditën më të bukur për mua, Zoti deshi të më jepte një jetë të dytë. Në Tiranë erdhën dy italianë për të birësuar një fëmijë. Për herë të parë edukatoret më lanë, më bënë banjo. Këta dy italianët po na shikonin ne fëmijëve në rresht, nuk e di se çfarë më tërhoqi tek ata dhe shkova unë t’i përqafoja dhe jo ata mua. Babai im u shtang dhe i tha nënës time unë e dua këtë vogëlushe. Nëna ime i tha që jo është e sëmurë, e ka gojën e shtrembër, këmbët e shtrembra dhe babai im i thotë o atë o asnjë. Më zgjodhën mua, isha shumë e lumtur më ndërruan rrobat, vesha rroba të reja”.

Jeta e saj pas vajtjes në Itali ndryshoi rrënjësisht dhe shprehet se është gjallë falë prindërve të saj birësues dhe se do jepte dhe jetën për ta.

Moderatori Ardit Gjebrea i rrëfen historinë e prindërve të saj biologjikë dhe e përlot. Ajo shprehet se mendonte që prindërit i kishte të vdekur dhe ishte fëmijë i vetëm dhe jo të kishte motra dhe vëlla tjetër. Kur u pyet nga Arditi nëse është gati t’i shohë dhe takojë, Maria ngurroi në fillim, u shpreh se kishte frikë, por më pas pranoi.

Maria u shpreh se vëllai dhe motra nuk kishin faj dhe pse ndjen shumë mllef për prindërit që e braktisën. Gjebrea ia shpjegon se e kanë kërkuar gjithë jetën dhe nuk kanë hequr dorë kurrë nga ajo. 38-vjeçarja pranon që t’i takojë, babai vrapon për ta takuar dhe gjatë përqafimit atij i bie të fiktë nga emocionet, por më pas e merr veten. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Një letër ankese në qeveri: Ç’është ky turizëm me orë policore?

Next Post

Vizita e parë në burg për njeriun që ka tronditur Greqinë: ç’i kërkoi të vëllait

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 2

  1. altogel says:
    3 muaj ago

    792351 352678Precisely what I was looking for, thankyou for putting up. 936381

  2. ระบบสมาชิก says:
    2 muaj ago

    542294 882924Hi there, just became aware of your blog by means of Google, and found that its really informative. Im gonna watch out for brussels. Ill be grateful if you continue this in future. Numerous men and women will be benefited from your writing. Cheers! 291117

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.