Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Fantastike! Ç’po i ndodh Shqipërisë sipas kryeministrit të saj?

Turizmi, Rama: Ç’ishte dje e ç’është sot

by Saranda City
4 Shtator, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama e quajti fantastike atë që po ndodh më tërheqjen turistike të Shqipërisë e jo vetëm për bredgetin.

“Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto male, e po këto lumenj, por nuk kishte një destinacion turistik europian. Turistët më europian ishin emigrantët shqiptar dhe shqiptarët nga Prishtina, për të tjerët ishte synimi i pasigurisë dhe i prapambetjes.

Shërbimet e vetme ishin të njerëzve më punëtorë të këtij vendi që mes pluhurit dhe gropave, apo njerëzve me dhe pa unifomë së bashkë me rrugaçët e zonës përpiqeshin të bënin sa mundeshin që të nxjerrnin dhjamë nga pleshti i turizimit.

Këtë vit nuk ka pasur media që një herë në javë nuk kanë shkruar për Shqipërinë. E bombarduan publikun me tonë me simpati për turizmin e Shqipërisë. Turizmi ishte një kockë pa mish në pjatën e ekonomisë së tyre.

Në Korçë kishte një hotel me bujtinë të varfër. Në Berat s’kishte rrugë. Legjendari i Osumit në majë si shenja e vetme e hyrjes së kapitalizmit. Gjirokastër copë copë, pa folur për qytetet e tjera.

Sezoni sillte emigratët e përmalluar dhe qeveria e asaj kohe numëronte për turistë edhe kryeministrin që kthehej nga ndonjë takim në Rinas.

Sezoni kulmoi këtë vit me një bum turistik në Korcë, Gjirokastër dhe Berat. Këtë vit në ujin e Tepelenës shkohej vetëm me rezervime. Tirana qyteti jonë i betonizuira ku dëgjon cdo ditë e cdo natë të huaj. Këtu thonë se nuk jetohet nga trafiku dhe zhurma. Kreyqyteti banohej nga banorët e punës në korrik, ndërsa në gusht shkretohej fare, këtë vit u pushtua nga turistët, rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi duke sjellë lekë për çdo familje. Shqipëria ka hyrë në hartën e Evropës. A jam i kënaqur? Po jam, por ka akoma shumë punë”, tha Rama, duke kujtuar se nëse nuk punohet, e gjithë kjo situatë mund të kthehet kokëposhtë.

“Nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simol i Shqipërisë në mbarë mediet e huaja e deri te sukseset e tjera, korrigjimi i të tashmes kërkon që askush nga ne të mos mbyllë hundët përpara gropave septike. Korrigjimi i të tashmes kërkon që kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë asnjë minutë veshët… Askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme.

Vitim tjetër do të kemi kërkesë më të lartë se kjo e këtij viti. Nami i mirë që kemi marrë sot mund të na kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Ne sapo kemi futur këmbët në superligë. Afirmimi i Shqipërisë si destinacion europian tregon se këtij vendi i është zbardhur faqja njëherë e mirë nga e shkuara e errët. E shkuara e ngjyer me bojën e murrme të paragjykimeve të botës”, tha Rama. /sarandacity.al/

Previous Post

Qyteti i parë në botë që ndalon fëmijët të kenë celular

Next Post

Rama prezaton “qeverinë e re”

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Turizmi drejt një ligji të ri: “kërbaç e kulaç” nga qeveria
Ekonomi

Turizmi drejt një ligji të ri: “kërbaç e kulaç” nga qeveria

4 Tetor, 2023
Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…
Turizëm

Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…

3 Tetor, 2023
Ky delvinjot, në shënjestër të OMONIA-s: Nacionalist dhe antihelenik!
Shoqëri

Ky delvinjot, në shënjestër të OMONIA-s: Nacionalist dhe antihelenik!

27 Shtator, 2023
Nga Ilir Metaj*: Jeto!
Opinion

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

23 Shtator, 2023
Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë
Turizëm

Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë

21 Shtator, 2023
Himara dhe Konispoli, bashkitë e betejës rreth Censit
Shoqëri

Himara dhe Konispoli, bashkitë e betejës rreth Censit

21 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.