Është shuar Liri Lubonja, e ëma e Fatos Lubonjës dhe bashkëshorte e Todit Lubonjës.
E padalë kurrë në media, ajo gjithsesi bënte një jetë aktive.
Pas ka lënë librin memuaristik “Larg dhe mes njerëzve”, si dhe një përkthim brilant të kujtimeve të një italiani në Tepelenë, në frontin shqiptar italo-grek, Gianni Granxiotos – “Vjosa ime e dashur”.
Një ish-partizante, ndër gratë me të njohura të luftës, ajo kaloi vite në persekutimin komunist si e internuar në Lezhë.
Liri Lubonja jetonte me të birin tjetër, Gimin, me të cilin kaloi vitet e vështira të internimit, teksa Fatosi dhe Todi ndodheshin në burg. /sarandacity.al/