Nuk është diçka e pazakontë. Privati në Sarandë, ai i fuqishmi që ndërton, është dhe ndotës mjedisi në këtë formë.
Në rrugën kryesore të Lagjes Kodër, në një zonë hotelerie, trajlera të ngarkuara me dh që vejnë e vijnë në një front të hapur ndërtimi, po ndotin rrugën në këtë mënyrë. Është rruga e të gjithëve, e cila si pronë publike mbahet, rregullohet ose pastrohet me taksat e të gjithëve. Dhe privati që e katandis kështu, ka detyrimin ta pastrojë.
A ndodh kjo?
Nuk është parë gjer më sot. Dhe kjo lloj ndotje është më e lehta për t’u zhbërë, pasi, meqë jemi në mot shirash do e pastrojë shiu. Por janë raste të rënda të derdhjes së betonit të lëngshëm në rrugë, që më pas ngrin e bëhet gungë në aslaft.
Megjithatë, edhe për këtë rast nuk duhet të jetë shiu zgjidhja. Është rasti që shteti ta detyrojë privatin ndotës ta merr vetë zorrën e ta lajë rrugën e publikut, e të gjithëve. /sarandacity.al/