Dy gjysmat e PD-së, ajo zyrtare Basha dhe ajo rithemeluese Berisha, organizuan ceremoni të ndara për 33-vjetorin e themelimit.
I pari e kishte organizmin më potent, te salla e Pallati të Kongreseve, duke e mbushur atë si “tregues muskujsh”.
Basha ju përcolli një ftesë atyre të kahjes tjetër, duke u thënë:
“Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite”.
Paralel, ai shpotiti rëndë Berishën dhe ndjekësit e tij.
“E di që një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e trembur nga dora e drejtësisë. E di që shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. Është partia e rinisë europiane shqiptare. Në këtë datë, pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne”, tha ai me patetizëm politik.
Nga ana tjetër, organizimi i Berishës ra në sy për praninë e të bijës, Argitës, e cila ditë më parë mbajti një fjalim tipik politik, duke parathënë pasimin e të atit, por dhe për pjesëmarrjen aty të Neritan Cekës, të parit të larguar nga PD-ja e sapothemeluar në ‘91-shin, për mospajtim me Berishën. Ceka ishte aty me Imamin, një tjetër antiberishist që s’a arriti kurrë të ketë një profil bindës politik, duke patur zig-zage të çuditshme në karrierë politike.
Kështu, ky përvjetor i PD-së ishte njëherësh dhe një festë vetëdiskretituese për vetë ndarjen në dy gjysma të partisë më të madhe opozitare, e cila e ka çuar dhe në një krizë të rëndë elektorale. /sarandacity.al/
729819 457044I visited a great deal of website but I conceive this 1 holds something unique in it in it 859931
371897 545791Wow, superb blog layout! How long have you been blogging for? you make blogging look effortless. The overall appear of your internet site is magnificent, as nicely as the content material! xrumer 659574
415696 303253Located your weblog and decided to have a study on it, not what I typically do, but this weblog is wonderful. Awesome to see a website thats not spammed, and truly makes some sense. Anyway, wonderful write up. 38817