Tre persona janë arrestuar nga policia në lidhje me grabitjen e ndodhur katër ditë më parë në zyrat e administrimit të Tokës në Vlorë.
Në pranga janë vënë Bardhyl Gjika, drejtor i kësaj zyre i cili denoncoi në media ngjarjen e ndodhur, Kreshnik Mino, 37 vjeç specialist i kësaj drejtorie dhe Spiro Duni 51 vjeç. Të tre këta akuzohen për fallsifikim dokumentash pronësie.
“Pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar ‘Formulari’, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:
-B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë.
-K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.
-S. D., 51 vjeç, banues në Himarë.
Nga hetimet ka rezuluat se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D., dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ky arrestim vjen fill pas një grabitjeje në këtë institicion, ku denoncues qe vetë drejtori i arrestuar tashmë.
Gjika tregoi se si kishte ndodhur grabitja.
“Rreth mesnatës jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat. Zyrat e pronave. Gjeta policinë dhe rojet. Po bëjmë një inventar për të parë se çfarë mungon. Është hapur edhe zyra e drejtorisë dhe administrimit të mbrojtjes së tokës.
Nuk kemi për të thënë vjedhje dosjesh sa të mësojmë nëse ka humbur një dokument.
Roja e ka konstatuar dhe ka njoftuar. Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, tha drejtori, tashmë nën arrest. /sarandacity.al/
512976 855860I take pleasure inside the comments on this blog, it really gives it that community feel! 525019
503075 257409Incredibly very best man toasts, nicely toasts. is directed building your personal by way of the wedding celebration as a result are supposed to try to be witty, amusing and consequently unusual as effectively as. greatest mans speech 531270