Bashkia Finiqit shprehu ngushëllime për jetëhumbjen e një 12-vjeçareje në Dropull, më saktë në Derviçan, e asfiksuar nga tymi pas rënies së zjarrit në banesën ku jetonte.
“Bashkia e Foiniqit shpreh me pikëllim dhe dhimbje në shpirt, ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të vogëlushes Krisanthi Ndriçu nga komuniteti i Derviçanit.
12-vjeçarja fatkeqe gjeti një vdekje tragjike, pas një zjarri që shpërtheu të dielën pasdite në banesën e saj, duke shkaktuar hidhërim të patreguar në komunitetin lokal.
Parajsë e mirë!”, shkruhet nga Bashkia minoritare.
Vajza fatkeqe ishte njëherësh me autizëm. /sarandacity.al/