Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Fitoret opozitare në humbjen e madhe: urtësia e një mirditori, naiviteti i një kavajsi

Rama lë hapur derën e një bashkëpunimi, ky është kushti...

by Saranda City
16 Maj, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Më një fitore në nivelet të pamëshirshme në Lokalet e së dielës, kryeministrit Rama do i duhet të zbrapset paksa nga përbetimet e fushatës për mosbashkëpunim me kryetarë të mundshëm të dalë nga Berisha-Metaj, edhe më argumentin politik të “non grata”-s.

Por më tepër, Rama ia atribuonte mosbashkpunimin pikërisht frymës së kundërshtarëve, duke thënë se e ka këtë nga përvoja e tij.

Por mbrëmë ai bëri tërheqjen e parë, duke thënë se “është diçka që ne do ta shikojmë rast pas rasti”.

“Nëse do të ketë kryetarë bashkish që të jenë proaktivë dhe të vënë interesat e komunitetit mbi axhendat politike dhe do të duan të bashkëpunojnë me qeverinë si partnerë në shërbim të komunitetit, ne nuk kemi asnjë problem me këtë dhe përkundrazi ne e kemi për detyrë dhe për privilegj që t’i shërbejmë çdo anëtari të bashkësisë sonë në të 28 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë”, ishte deklarimi i të parit të qeverisjes.

Por si reaguan dy opozitarë pas fitores, të dyshes Berisha-Metaj?

Albert Mëlyshi i Mirditës u tregua siç e kërkon Rama dhe siç duhet të jetë realisht në realpolitikën aktualee shqiptare.

“Rinovoj ftesën time ndaj kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës”, ishte deklarata e tij. Për këtë meriton një bravo të madhe.

Por krejt tjetër është treguar ai i Kavajës, Fisnik Qosja. Nën eufori fitoreje, me dy gishtat lart të arkaizmit politik të Berishës, atij duket se i ka mbetur ora në vitet ’90-të.

“Kavaja dhe kavajasit sot janë zemra e Shqipërisë. Një shpresë e madhe për një fillim të ri për të gjithë e që ngroh zemrat e mijëra shqiptarëve si në kohërat e saj më të lavdishme. Kavaja sonte është një magjepsje. Mirënjohje përjetë”, shkroi ai, duke iu dhënë pa fre emocioneve politike e jo urtësisë politike. /sarandacity.al/

 

Previous Post

Rama, vizitë aty ku s’ka shkelur kurrë, përgjigje Greqisë për Belerin

Next Post

Ky është Tërmeti jometaforik i PS-së

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Saranda, 20 mijë turistë nga janari në maj
Kryesore

Saranda, 20 mijë turistë nga janari në maj

26 Maj, 2023
Fraza ordinere nga goja e nr. dy të parlamentit
Politikë

Fraza ordinere nga goja e nr. dy të parlamentit

26 Maj, 2023
“Beleri”, Xhaçka: Çfarë i bëra të qartë Dendiasit
Politikë

“Beleri”, Xhaçka: Çfarë i bëra të qartë Dendiasit

23 Maj, 2023
Përjetime: Si rashë në dashuri me Ksamilin, “Maldivet e Europës”
Turizëm

Përjetime: Si rashë në dashuri me Ksamilin, “Maldivet e Europës”

23 Maj, 2023
Beleri mbetet në burg: Tirana “s’e ha” presionin e Athinës
Politikë

Beleri mbetet në burg: Tirana “s’e ha” presionin e Athinës

22 Maj, 2023
Fitorja e Mitsotakisit: zgjedhje të reja në qershor?
Politikë

Fitorja e Mitsotakisit: zgjedhje të reja në qershor?

22 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.