Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka përcjell një vlerësim për njeriun, të cilit i është besuar dhe menaxhimi i Parkut të Butrintit.
“Tashme punoj prej vitesh me bashkepunetore te mire, dhe mendjehapur si Michael Granoff, President i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim, qe na ka mbeshtetur ne nisma te guximshme si ato qe kemi ndermarre ne programet e Rilindjes urbane, te trashegimise kulturore qe sot kane gjeneruar turizem dhe ekonomi.
Pas me shume se 8 vitesh bashkepunimi miqesia dhe besimi reciprok jane nder privilegjet me te vyera qe Shqiperia fiton nga te tilla partneritete”, shkruan Kumbar.
Me këtë person, pak javë më parë, ministrja e Kulturës Eva Margariti do firmoste të ardhmen e Butrintit.
“Marrëveshja e Administrimit të pasurive kulturore të Butrintit, firmosur nga Fondacioni i Menaxhinit të Butrintit dhe Ministrisë së Kulturës krijon një model menaxhimi hibrid jofitimprurës, ku shteti është pjesë, por i jep zë dhe garanci edhe donatorit për administrimin e fondeve; i hap rrugë donatorëve të tjerë potencialë që t’i bashkohen procesit në vazhdim duke i garantuar Fondacionit autonomi në vendimmarrje, brenda rregullave të caktuara me ligj, duke bazuar në një plan biznesi të detajuar.
Po ashtu, garanton investime të rëndësishme në infrastrukturë 3 vitet e para, me krijimin e një qendre bashkëkohore për pritjen e vizitorëve, si dhe shërbime të integruara; do të menaxhojë fluksin e vizitorëve që ne mendojmë se do të jetë shumë më i madh se sot, përmes shërbimeve digjitale (audio-guida, ture virtuale, etj.) e stacioneve të qëndrimit.
Një hap tepër i rëndësishëm është krijimi i Qendrës Kërkimore-Butrint Research Group, i cili do kryejë studime të fushave të ndryshme në të mirë të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe përfshin aktorë të tjerë institucionalë nga Turizmi, Mjedisi, Instituti Arkeologjisë, infrastruktura”, do shkruante Margariti. /sarandacity.al/
957008 989011I observe there is lots of spam on this weblog. Do you need to have assist cleaning them up? I may possibly help among classes! 349577
945389 751756Youre so cool! I dont suppose Ive learn anything like this before. So good to uncover any person with some authentic thoughts on this subject. realy thank you for starting this up. this site is something that is wanted on the internet, someone with just a little bit originality. valuable job for bringing something new to the web! 329930