Një zjarr shkrumboi ish-konsullatën italiane në Sarandë, një godinë karakteristike në rrënim prej vitesh, pronë shtetërore, e cila nuk u trajtua kurrë këto vite, edhe pse në teori thuhej se mund të jepej me koncension për 20 vite te privati. Por as kjo nuk ndodhi, derisa flakët e përpinë.
Auron Tare, njohës i historisë së Sarandës, sidomos rrënjëve italiane të saj, tha se u ndodh rastësisht aty dhe pa tek zhdukej nën flakë një monument i së kaluarës.
“Unë aty isha e pashë me shumë dhimdje. Aty ka qenë një godinë ku bëheshin ballot në Sarandë. Kanë shërbyer konsujt shumë intersantë që kanë lënë shënimet e tyre. Aty Konti Ciano (Galeazzo Ciano) foli për popullin e Sarandës. Ajo godinë ka parë zbarkimin e ushtrisë italiane në 1939. Nga ballkoni në kohën e monarkisë dhe vizitës së Zogut janë bërë deklarata publike. Ishte një godinë shumë e bukur, jo vetëm nga pikëpamja historike por dhe e kulturës. Ishte një xhevahir i Sarandës që ishte lënë ashtu prej vitesh duke degraduar”, tha Tare.
“Është skenë e vrasjes së një monumenti historik që nuk kishte as status mbrojtës as nga Bashkia e as Qeveria”, theksoi ai.
Siç tha ai, “ky është fundi i një periudhe historike që duhet thënë që është shkatërruar në mënyrë të sukseshme nga vetë shqiptarët. Të gjitha godinat historike të Sarandës janë prishur nga ‘12-ta e këtej. Janë prishur nga neglizhenca, injoranca”. /sarandacity.al/
447324 366988Hey! Do you use Twitter? Id like to follow you if that would be ok. Im certainly enjoying your blog and appear forward to new updates. 243453
992088 333723Excellent post, I conceive website owners really should larn a lot from this web site its really user friendly . 36703