Ndodhi ditë më parë. Shkaktoi habi për këdo që i pa këto gropa të thella që papritmas u krijuan pa asnjë ndikim shtytës apo dorë njeriu.
Hapja e dy gropave të mëdha në sipërfaqe dhe thellësi.
Për të shpjeguar nga ana gjeologjike se çfarë ka ndikuar për hapjen e tyre, shkuam në vend me specialistin gjeolog, njëherësh edhe ish-drejtor i Minierës së Kripës në Dhrovjan, Mitro Zhupa.
Kjo pasi u dyshua se këto gropa goje dhe të frikshme kishin lidhje me galeritë e Minierës së Kripës.
Por jo! Sipas tij, gropat e hapura nuk kanë lidhje me minierën, ndërsa, dyshohet sipas tij, të kenë lidhje me përroin e Armit, ose ndryshe i Dhrovjanit, që ndodhet rreth 10 m larg gropave të hapura tashmë, me sipërfaqe rreth 30 m2 dhe thellësi 3-4 m.
Kjo shpjegohet, sipas ish-drejtorit Zhupa, edhe me faktin që në gropa ka shtresa dheu dhe shtresa gurësh të përroit.
Ndërkohë, në situatën e krijuar me këto gropa të hapura, ish-drejtori Zhupa bën apel të rrethohen që të mos bëhen burim aksidentesh, qoftë në njerëz por edhe në bagëti, pasi kjo fushë me bar natyrisht që edhe përdoret si kullotë. /sarandacity.al/
https://www.facebook.com/watch/?v=3048316205401089