Parku Butrint publikoi foto interesante të kësaj vlere të jashtëzakonshme të trashëgimisë antike, gjendur në një terren natyror tërheqës.
Theksohet se janë foto të reja nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë.
“Si zonë e kategorisë së dytë të zonave të mbrojtura, parku kombëtar i Butrintit njihet për vlerat e larta natyrore, veçanërisht për shpendët e ujit, ku kompleksi ligatinor u shpall edhe si zonë Ramsar në 28 mars 2003”, potencohet nga Parku. /sarandacity.al/