Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kryesore

Francezja L’Alsace: Kjo është Shqipëria….

by te Sheshi
2 years ago
in Kryesore, Reportazhe, Të fundit
0
VIEWS

Francezja L’Alsace zbulon për lexuesit Shqipërinë turistike ndërsa i kushtoi një artikull bukurive natyrore të vendit tonë dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Nën titullin ”Shqipëria, perla e panjohur e Ballkanit, L’Alsace rendit disa nga vendet më të bukura, duke nisur me Ksamilin.

“Shqipëria befason me bukurinë e plazheve të saj, me rërë të pastër dhe ujë të kristaltë. Mes tyre edhe Ksamili në jug të vendit. Por në fakt, i gjithë bregdeti është plot me vende të shkëlqyera për t’u larë, të cilat nuk kanë përse t’i kenë aspak zili Greqisë fqinje”, thuhet në artikull.

“Një vend i vogël që ndodhet në veri të Greqisë, Shqipëria shfaqet absolutisht madhështore. Deti i bruztë nuk është kurrë larg maleve apo qendrave kryesore kulturore. Por kjo ende nuk dihet gjerësisht! Prandaj është koha e duhur për të zbuluar këtë destinacion origjinal dhe të lirë. Aty ku ndjenja e mikëpritjes ndriçon buzëqeshjet”, vijon artikulli.

Si surprizë tjetër, L’Alsace rendit faktin se Shqipëria është një vend malor (70% e sipërfaqes së saj përbëhet nga male). Alpet dinarike në veri të vendit, arrijnë 2700 metra mbi nivelin e detit. Ato janë ende të egra dhe pak të frekuentuara, pavarësisht nga shtigjet që përshkojnë këto peizazhe madhështore. Një domosdoshmëri për amatoret e shtigjeve te pashkelura.

Qyteti i Beratit është i denjë për reputacioni që ka si një thesar historik. Me një kështjellë mesjetare me kulla me bedena. Një lagje historike e ngjitur pas shpatit, ku xhamitë osmane, një katedrale dhe kishat bizantine rrinë pranë e pranë. Pa harruar Muzeun Etnografik dhe Muzeun kombëtar të ikonave.

Shkodra ndodhet në veri të Shqipërisë. Në brigjet e liqenit me të njëjtin emër (më i madhi në Ballkan që shënon kufirin me Malin e Zi. Të tjera bukuri të tij: Kalaja madhështore Rozafa e cila shpalos një panoramë të gjerë të qytetit dhe maleve. Por edhe qendra historike me shtëpitë e shekullit të 19-të dhe Xhaminë e shkëlqyer të Plumbit.

Parku Kombëtar i Thethit është një nga vendet që duhet parë në vend. Me malet e tij krenare, kanionet e tij, ujëvarat e tij, shpellat e tij. Dhe fshatrat e tij tradicionalë si ai i Thethit, një thesar i vërtetë arkitekturor. Një rajon mikpritës, edhe pse mjaft i thellë, ku mund të strehoheni te vendasit ose në një kamping.

Një tjetër qytet me rëndësi historike. Gjirokastër. Me një kështjellë të madhe që dominon luginën. Një qytet i vjetër në stilin otoman, me shtëpi të lyera me të bardhë dhe rrugica mesjetare që ngjiten thikë. Një pazar piktoresk. Një kishë e shekullit të 11-të, me dekorime të bukura të brendshme.

Korça është mbiquajtur “Parisi i vogël shqiptar” për ngjashmërinë e saj me Francën. Për të vizituar: një muze të jashtëzakonshëm arkeologjik, xhaminë më të vjetër në Shqipëri, një katedrale të bukur ortodokse, një pazar të mbushur me dyqane të vogla, ku lulëzon tradita e kuzhinës lokale…

Në zemër të Alpeve Shqiptare (por i aksesueshëm me rruge automobilistike), liqeni i Komanit ju fton të bëni një ekskursion, me traget ose kajak, mes shkëmbinjve të lartë që i japin gjithë relievin. Në shoqërinë e zogjve të tillë si çafka gri apo pulëbardha kokëzezë.

Tirana, kryeqyteti, mban gjurmë të së shkuarës komuniste të vendit, edhe pse ajo është në ringjallje të plotë. Vende që duhet t’i shihni patjetër: pazari i ri, me mijëra aroma dhe ngjyra. Sheshi i madh Skënderbej, zemra e qytetit. Piramida e Tiranës, Pallati i Kulturës…

Artikulli mbyllet me Butrintin i cili përshkruhet si një vend kyç arkeologjik në Shqipëri. “Ai mban brenda tij gërmadha të jashtëzakonshme. Si një tempull i madh romak i stolisur me statuja mermeri. Një portë e madhe hyrëse në qytet, e quajtur ‘porta e luanit. Një bazilikë e shekullit të IV-të, e përbërë nga tre nefet”, thuhet në artikull. /atsh/

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

Si një ishull i vogël në Karaibe fiton miliona euro pa bërë asgjë
Të fundit

Si një ishull i vogël në Karaibe fiton miliona euro pa bërë asgjë

12/11/2025
Gati “pushtimi amerikan” i Gazës
Lindja e Mesme

Gati “pushtimi amerikan” i Gazës

12/11/2025
Një film për Putinin, shihni trailerin e “Magjistari i Kremlinit”
Kulturë

Një film për Putinin, shihni trailerin e “Magjistari i Kremlinit”

12/11/2025
Next Post

Ky qen, pse nga endacak në hero?

Natë prangosjesh nga SPAK e Policia: biznesmenë, prokurorë, oficerë policie…

Reagim dhe propozim nga Athina për Belerin

TË FUNDIT

Si një ishull i vogël në Karaibe fiton miliona euro pa bërë asgjë

Si një ishull i vogël në Karaibe fiton miliona euro pa bërë asgjë

by te Sheshi
12/11/2025
0

Gati “pushtimi amerikan” i Gazës

Gati “pushtimi amerikan” i Gazës

by te Sheshi
12/11/2025
0

Një film për Putinin, shihni trailerin e “Magjistari i Kremlinit”

Një film për Putinin, shihni trailerin e “Magjistari i Kremlinit”

by te Sheshi
12/11/2025
0

Tallja paq e deputetit demokrat me “barazinë gjinore” dhe votuesit e saj

Tallja paq e deputetit demokrat me “barazinë gjinore” dhe votuesit e saj

by te Sheshi
12/11/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.