Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Politikë

Fundi i një rezistence: vjen dorëzimi i Bashës

by te Sheshi
4 years ago
in Politikë, Të fundit
0
VIEWS

Lulzim Basha ëshët dorëzuar më në fund. Ai ka dhënë dorëheqje si kryetar i PD-së,  një akt ky i imponuar nga rezultati më i fundit zgjedhor katastrofik , ai i Lokaleve të pjesshme në 6 bashki, ku nuk fitoi dot asnjë dhe madje doli në vend të tretë, pas Rithemelimit të Berishës. Kjo bëri që dhe përkrahës të tij t’ja kërkonin me zë të lartë: Largohu!

Dhe, pas një rezistence më në fund është vetëlarguar.

“Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë.

Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët”, tha Basha para të tijvë në PD.

Por, siç e bëri të qartë, do vijojë të jetë aty, me synimin, siç la të kuptuar se do vijojë të jetë imponues në zhvillimet e mëpasme.     |

“Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karrigen e kryetarit.

Ndaj dua sot ti them kujtdo që ka besuar dhe beson se PD duhet të shohë drejt të ardhmes, se unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do jem zëri juaj, nuk do ta braktis kurrë sakrificën tuaj, nuk do lodhem kurrë për t’u shprehur mirënjohjen, për sakrificat, mundin dhe kontributin tuaj, dhe me vendosmëri do bëj gjithçka, që ato të mos shkojnë dëm, por ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj.

Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj, duke u përkushtuar me mish e me shpirt per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standarteve tona si demokratë.

Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD”, tha ndër të tjera Basha, nga fjalët e të cilit mund të lexohet dhe synimi për një rikandidim për kreun e PD-së.

Akti i sotëm i Bashës i ngjan atij të 9 shtatorit për pezullimin e Berishës nga grupi, gjë që çoi në krizën e madhe të PD-së me ndarjen në dy pjesë. Të gjithë ia kërkonin distancimin nga Berisha, por askush s’e priste. /tesheshi.com/

 

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

Lexo që mos mërzitesh!
Shkencë & Jetë

Lexo që mos mërzitesh!

09/11/2025
Një shekullorët në rritje te fqinji me Shqipërinë
Sociale & Shoqëri

Një shekullorët në rritje te fqinji me Shqipërinë

09/11/2025
Bujë rreth një ndërtese misterioze pa dritare në New York: për ç’shërben?
Amerika

Bujë rreth një ndërtese misterioze pa dritare në New York: për ç’shërben?

09/11/2025
Next Post

Valixhja me dollarë e gruas së ish-deputetit ukrainas

Dorëheqja: këshilla që mund t'i jepej nga ndonjë mik për këtej e tutje

Zelensky hedh kartën e “referendumit”

TË FUNDIT

Lexo që mos mërzitesh!

Lexo që mos mërzitesh!

by te Sheshi
09/11/2025
0

Një shekullorët në rritje te fqinji me Shqipërinë

Një shekullorët në rritje te fqinji me Shqipërinë

by te Sheshi
09/11/2025
0

Bujë rreth një ndërtese misterioze pa dritare në New York: për ç’shërben?

Bujë rreth një ndërtese misterioze pa dritare në New York: për ç’shërben?

by te Sheshi
09/11/2025
0

Dramë në Formula 1: makina u shkatërrua tej njohjes

Dramë në Formula 1: makina u shkatërrua tej njohjes

by te Sheshi
09/11/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.