Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Gazetarët e ish-Jugosllavisë: si trajtohen turistët në Shqipërinë komuniste

by PorositWeb
15 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Memorie.al ka publikuar disa pjesë nga libri i panjohur deri më sot për lexuesit shqiptar, të titulluar “Shqipëria e Enver Hoxhës” i cili është botuar në vitin 1981 në Beograd, nga një grup gazetarësh të agjencisë së shtetërore të lajmeve Tanjug, pra të ish-Jugosllavisë së Titos dhe të përkthyer më pas dhe botuar në gjuhën shqipe në Prishtinë.

Aty, një theks i veçantë i vihet trajtimit të turistëve atë botë.

“Mirë se vini në të vetmin vend vërtet demokratik të botës. Me këto fjalë të shqiptuara me tonin e patetikës zyrtare, priti në prill të këtij viti ‘ciceroni turistik’ zyrtar grupin e turistëve britanikë ndërsa i afrohej i hutuar vijës kufitare. Para kësaj, udhëtarëve iu ndanë ‘ciceronët turistikë’ në gjuhën angleze, në të cilët mysafirëve të huaj u jepeshin udhëzime dhe informata preçize, se si mund të hyjnë në Shqipëri, si mund të sillen dhe nga mund të qarkullojnë. Në këtë udhëtim, të cilin ‘ciceroni’ e përsërit për rastin që ndokush të mos e ketë lexuar, thuhet se pantallonat e turistëve nuk mund të jenë shumë ‘këmbanorë’ e as në ‘ngjyra shumë të çelëta’. Turistet me mini ose maksi funda, nuk mund të hyjnë e as t’i shfrytëzojnë këto derisa të jenë në Shqipëri.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nëse nënpunësit kufitarë çmojnë se rrobat e ndonjë turisti janë të ‘pahijshme’, përkatësisht të papranueshme për shqiptarët, mund të kërkojnë prej tij të ndërrohet përpara se të kalojë kufirin. Natyrisht nëse këtë e refuzon, për të rampa (trau) do mbetet i lëshuar…! Meshkujve me flokë të gjata dhe me mjekër, hyrja gjithashtu nuk u është lejuar. Nënpunësit e doganës shikojnë gjithashtu me kujdes edhe bagazhin personal, dhe të marrin librat e revistat për të cilat çmohet se kanë përmbajtje politike, fetare, pornografike.

Pas këtij ceremoniali, që në shumë turistë të mësuar me të hapurit e kufijve evropianë do të ndikojë në mënyrë hutuese, të huajt do të shkelin në truallin e këtij vendi në të cilin, përmendoret e Stalinit janë një nga karakteristikat e dukshme. Kështu me këto ‘udhëzime’ dhe ‘informata’ zyrtare, turisti do të hyjë në këtë vend, të cilin kronikët e quajtën ‘i vetmuari evropian’, e disa madje “shkretëtirë evropiane”, thuhet për pjesën e turizmit të huaj nën komunizëm.

E si gjithnjë, një theks të veçante merrnin bunkerët.

“Kjo sindromë e shtetrrethimit që ju imponua dhe, do të mund të thuhet, ju mboll tërë kombit, nxiti para disa vitesh edhe fushatën e ‘bunkerizimit të Shqipërisë’. Në Shqipëri bunkerët prej betoni mbijnë si kërpudhat pas shiut. Për këta bunkerë prej betoni, një gazetar francez shkroi nga fundi i vitit 1980 këto impresione: ‘Po sa shkelet në truallin shqiptar një dukuri bie në sy. Ngado që njeriu hedh shikimin-përgjatë rrugëve, nëpër qytete dhe fshatra, në shpatet e brigjeve, në fusha dhe në bjeshkë-kudo si pjata të përmbysura shihen këta bunkerë të çuditshëm, të cilët sot janë gati pjesë e peizazhit të zakonshëm të Shqipërisë, si në fshatra ashtu dhe nëpër qytete.

Në formë sfere, të punuar prej betonarmesë dhe të ngritura mbi gropa të thella, zakonisht të kamufluara me shkurre e dhe, me një ose më shumë frëngji, këto fortifikata të vogla fotografimi i të cilave, është i ndaluar rigorozisht, janë të parapara në rend të parë për mbrojtjen nga desanti ajror. Udhëheqësit shqiptarë, sigurisht krenarë për këta bunkerë, pohojnë se këta mund t’i shkatërrojë vetëm arma bërthamore….’

Ky ndërtim i bunkerëve është bërë gati sëmundje në këtë vend. Disa udhëtarë të huaj pohojnë se në disa lokalitete në brendësinë e vendit qytetarët ndërtojnë shtëpi me frëngji! Ata gjithashtu pohojnë se Shqipëria shpenzon më shumë hekur dhe beton për ndërtimin e këtyre bunkerëve, se sa për ngritjen e ndërtesave të banimit”. /sarandacity.al/

Tags: DikurKryesore
Previous Post

Gjykata e Sarandës në Gjirokastër, reagimi: Dëm për komunitetin, qeveria t’i thotë “Jo”!

Next Post

Tre kryebashkiakë “të ndarë” të zonës, bashkë për fondet e BE-së

PorositWeb

Related Posts

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?
Kujtesë

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

29 Korrik, 2024
Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023

Comments 2

  1. gym equipment shop says:
    4 muaj ago

    5006 791788The excellent intreguing articles keep me coming back here time and time once more. thank you so much. 920978

  2. 1win says:
    1 muaj ago

    360222 362611Of course like your website but you want to check the spelling on several of your posts. Several of them are rife with spelling issues and I find it really bothersome to tell the truth nevertheless Ill surely come back once again. 17547

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.