Greqia përjetoi një “Gërdec” të vërtetë pasi zjarret kanë shkaktuar edhe shpërthimin e një depoje municionesh të forcave ajrore në Volos.
Videot nga shpërthimi i fuqishëm janë bërë virale në internet, por fatmirësisht nuk ka pasur raportime për persona të lënduar.
Mediat greke raportojnë se shpërthimi mund të kishte shkaktuar dëme kolosale, pasi në një bazë ajrore pranë depos që ka shpërthyer ndodheshin edhe avionët F-16 që disponon Greqia, të cilët kushtojnë rreth 60 milionë dollarë. Por një zhvendosje e avionëve në një tjetër zonë më të sigurt ka bërë që të evitohej një katastrofë gjithsesi jonjerëzore.
Forca të shumta policie dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje duke u dhënë udhëzime banorëve se si të largohen, ndërsa në zonë mbizotëron një gjendje alarmi. Siç raportojnë mediat lokale, njerëzit u larguan edhe me varka nga deti.
413031 694518Yay google is my king helped me to find this outstanding site! . 864704
58933 431112Thank you for your really very good info and feedback from you. san jose used car 549987