Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK), shkarkoi nga detyra më 13 korrik gjyqtaren e Gjirokastrës Mirela Iliopullo, raporton BIRN, pasi arriti në përfundimin se kishte mungesë të burimeve financiare në vlera të mëdha për pasuritë dhe shpenzimet e kryera; se kishte kryer në mënyrë të përsëritur deklarime të pamjaftueshme dhe se kishte fshehur pasurinë, duke cënuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.
Sipas BIRN, hetimi administrativ për gjyqtaren Iliopullo u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë, pasi KPK, nisur nga rezultati negativ financiar, gkykoi se nuk ka qenë e nevojshme të analizohen të gjitha pikat e tjera të rezultateve të hetimit apo kriteret e tjera.
Mirela Iliopullo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si ndihmësgjyqtare në Gjykatës e Sarandës. Prej vitit 2000 dhe deri në momentin e shkarkimit ajo e ushtroi funksionin e saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, shkruan BIRN.
Komisioni e cilëson të dyshimtë mënyrën e përfitimit të tre trojeve nga familja e subjektit të rivlerësimit. Gjyqtarja Iliopullo ka deklaruar për herë të parë në vitin 2014 një shesh ndërtimi me sipërfaqe 400 m2 në Sarandë. Nga verifikimi i kësaj pasurie, Komisioni ka gjetur se me të njëjtin vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë të vitit 1999, ka përfituar edhe ish-bashkëshorti një truall tjetër me sipërfaqe 367.8 m2. Pas zgjidhjes së martesës, dy ish-bashkëshortët kanë nënshkruar një deklaratë noteriale në vitin 2014, ku secili ka rezultuar të ketë marrë tokën e përfituar.
Subjekti ka pretenduar se nuk e zotëron truallin e marrë në emër të saj dhe ka dorëzuar vërtetim nga Bashkia Sarandë se nuk është realizuar ende kontrata e shitblerjes së truallit. Megjithatë, KPK i ka kaluar barrën e provës për mosdeklaroimin e njërit prej shesheve të ndërtimit dhe ngre dyshime për mënyrën e përfitimit.
“Duket se kjo pasuri është përfituar në mënyrë të dyshimtë, referuar kritereve përcaktuese dhe vijueshmërisë së gjendjes faktike, për sa kohë familja e saj ka përfituar njëkohësisht tre sheshe ndërtimi”, konstaton KPK dhe vlerëson se subjekti nëpërmjet këtyre përfitimeve ka cenuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.
Sipas KPK, Iliopullo nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim distancimi, duke pranuar përfitimin e padrejtë, madje pa e deklaruar përfitimin e njërit prej shesheve as në deklaratat vjetore dhe as në atë veting.
Më tej BIRN kalon në problemet e pasurisë së pajustifikuar të gjyqtares në zonën e Dropullit. /sarandacity.al/
419344 621726Correct wow messages are bound to show your and supply memorialize the speacial couple. Beginner sound system to high in volume crowds really should always take a look at all with the great value behind presenting and public speaking, which is to be someones truck. greatest man speeches brother 564893
920941 998124Some truly nice stuff on this web internet site , I like it. 249212
229847 681311When I saw this page was like wow. Thanks for putting your effort in publishing this post. 827025