Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Gomonet e viteve 2000 drejt Italisë, skafisti: Kam parë tmerr me sy!

Mesazhi: Shqiptarë, mos i merrnin ato rrugë!

by Saranda City
1 Dhjetor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Gomonet me shqiptarë që ikin, këto që janë bërë lajm së fundi duke kaluar La Manche-in, detin mes Francës dhe Britanisë së Madhe, nuk janë histori e re.

Për gati 5 vite rresht, nga 1998-ta e deri në 2003-in, ato mbusheshin me ikanakë në brigjet e Vlorës, me destinacion brigjet italiane.

Megjithatë, atë kohë, media nuk merrej me ikjet por thjesht me fenomenin “skafist”. Një i tillë u shfaq te Rudina Xhunga, te “Dritare” e saj, duke rrëfyer një përvojë me shumë trauma, tej fitimeve marramendëse.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Leart Sinani provoi të shkoi në Itali me trap përmes detit, nga Vlora në Ankona, por autoritetet italiane e kthyen. Ai iu rikthye detit, vite më pas, por jo më për veten, por të tjerët. Jo më me trap, por gomone.

Një rrëfim i pazakontë, në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, i një skafisti, që flet për vitet e errëta për shqiptarët, të cilët mbushën gomonet, në drejtim të Italisë. Teksa kthehet shumë pas në kohë, Learti përlotet, ndërsa thotë se është dëshmitar i netëve të tmerrit, ndërsa shumë hesape u lanë në det.

“Miqtë tanë që ishin në Itali, na sollën gomone. Kishim gomonet tona. Merrnim 30 deri në 50 mijë dollarë çdo rrugë. Filluam me 1 milionë lireta. Një skaf merrte rreth 30 veta. Kishte kërkesa të jashtëzakonshme atëherë, për të ikur.

Zakonisht iknim me dy-tre gomone bashkë që në rast se kishte ndonjë problem, të rregulloheshim bashkë. Por jo në pak raste kemi humbur shokë, e miq. Kanë humbur në det, janë mbytur. Kemi parë tmerr me sy në ato vite. Jo pak hesape janë larë në det. Unë jam nga Skela e Vlorës, dhe shumë shokë, miq e komshinj të mi, janë mbytur. Edhe janë vrarë. Kishte hesape që duhet të laheshin. E dija që ishte një rrugë e keqe, por gjithmonë rikthehesha. Kthehesha në shtëpi me çantat plot me para.

Më pas u largova gradualisht, pas një fare kohe nga ajo rrugë. E bëra për familjen, nuk doja ta merrja në qafë. Pastaj më largoi jeta vetë, sepse njëri vritej, njëri mbytej. Rënia në atë lek të madh më shumë i çorientoi vlonjatët. Ata mund ta bënin Vlorën New York, por nuk e bënë”, u shpreh Sinani në Dritare TV.

Në fund, Sinani ka një mesazh për të rinjtë, për ata që marrin rrezikun duke kaluar La Manche-in, me gomone.

“Doja t’u thoja shqiptarëve me fëmijë e me gra, të mos e marrin atë rrugë. Është krim i madh. Ne i kemi mbushur fundet e deteve me trupat tanë, pse duhet të vazhdojmë akoma edhe sot në 2022. Unë e di, e kam të qartë jetën në Shqipëri, është e vështirë, por nuk është më e lehtë të përfundosh në fund të La Manche-it”, u shpreh Sinani në Dritare TV.

Previous Post

Oferta e çmendur së cilës CR7 i ka thënë “Po”

Next Post

Ditëlindja e 30-të: cili qe mesazhi i parë në celular?

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës
Shoqëri

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

27 Gusht, 2024

Comments 3

  1. best gym equipment store says:
    3 muaj ago

    832397 353830Outstanding weblog here! Furthermore your site rather a whole lot up quickly! What host are you the usage of? Can I get your affiliate link to your host? I wish my internet site loaded up as rapidly as yours lol 529806

  2. supplements says:
    3 muaj ago

    303701 10128Hey there. I want to to ask slightly somethingis this a wordpress internet log as we are planning to be transferring more than to WP. In addition did you make this template all by yourself? A lot of thanks. 319299

  3. Binance Sign Up Bonus says:
    3 muaj ago

    I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.