Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundi në Greqi, ky kryebashkiaku i Volosit, aty ku stuhia “Daniel” shkaktoi një katastrofë natyrore, Achilleas Beos, ka humbur durimin dhe kontrollin duke rrahur një atë që i tha se ishte votuesi i tij.
Ngjarja ndodhi në në zonën e Alli Meria, buzë një përroi, mes banorëve dhe kryebashkiakut që kundërshtoheshin në lidhje me atë se si duhej trajtuar ky përrua, shkak për përmbyjet e shumta aty që kanë lënë pa strehë me dhjetra familje.
Kryebashkiaku Achilleas Beos ishte aty, duke u ballafaquar me irritimin e në banori që mallkoi dorën e tij që e votoi.
Beos reagoi duke e goditur, pas së cilës qytetari i bërtiste “ma prit dorën që të votoi”. /sarandacity.al/