Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli, sulme të reja ndaj Iranit

    Izraeli, sulme të reja ndaj Iranit

    Pohim nga Ankaraja: Turqia, pas sulmit izraelit ndaj Iranit

    Pohim nga Ankaraja: Turqia, pas sulmit izraelit ndaj Iranit

    Erdogan: Një Izrael që po mbyt rajonin në gjak e lot!

    Erdogan: Një Izrael që po mbyt rajonin në gjak e lot!

    Gjukanoviç: Ky është dështimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor

    Gjukanoviç: Ky është dështimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor

    Reagimi i parë iranian ndaj kafshimit nga “gjapri i botës”

    Reagimi i parë iranian ndaj kafshimit nga “gjapri i botës”

    Sulmi jehud ndaj regjimit shiit mbi disa objektiva njerëzore

    Sulmi jehud ndaj regjimit shiit mbi disa objektiva njerëzore

    Bota në ankth: Izraeli sulmon Iranin

    Bota në ankth: Izraeli sulmon Iranin

    Ç’kërkon Monako në listën e zezë të BE-së?

    Ç’kërkon Monako në listën e zezë të BE-së?

    A ka të mbjetuar nga rrëzimi i një avioni në Indi?

    A ka të mbjetuar nga rrëzimi i një avioni në Indi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Greqi: pse po ngrihen kundër “Salt Bae”?

Sikur Nusreti të vinte te ne në Shqipëri….

by te Sheshi
25/02/2023
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Greqi: pse po ngrihen kundër “Salt Bae”?

Banorët e Mykonosit në Greqi, vendpushimin e famshëm turistik, kanë nisur një fushatë për të kufizuar ndotjen akustike që po rritet në mënyrë të pakontrolluar aty, në Mykonos Town, duke dëmtuar funksionimin e bizneseve të tyre turistike, duke synuar bare dhe restorante të njohura të ishullit, si Caresio7, Lio, Coya, Queen, Bombooniere, Cosi, Biblos, Interni, Opia. Përfshihet te to edhe frenimi i projektit të ri ambicioz të biznesmenit turk Nusret Gökçe, i njohur më mirë si “Salt Bae”.

Kasapi dikur i varfër, por i ndershëm, i cili sot “drejton” me ndihmën e investitorëve 22 restorante të shtrenjta në mbarë botën, duke përfshirë një në Mykonos, po përgatitet të zgjerojë biznesin e tij tashmë ekzistues në ishullin cikladik, duke shtuar një klub argëtimi që do të tërheqë kryesisht shpenzuesit e mëdhenj.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë ai përmes llogarisë së tij në Instagram me 51 milionë ndjekës, në fund të nëntorit të kaluar, pas një sezoni mjaft të suksesshëm me xhiron e kasave të tij me mbi 11 milionë euro.

Ai postoi edhe një video, ku njoftonte sipërmarrjen e tij të re, për të cilën vlerëson se do të rrisë xhiron totale të biznesit të tij në Mykonos në 20 milionë euro e më shumë, një objektiv i vështirë por jo i pamundur për turkun, i cili duhet thënë se ka klientelë për ta arritur atë.

Në videonjoftimin përkatës që deri më tani ka mbledhur 317 mijë reagime në llogarinë e tij në Instagram, biznesmeni turk tregon saktësisht se ku do të jetë klubi.

Por thuhet se ai do e ketë të vështirë të marrë një liçencë muzikore.

Ky projekt ambicioz përballet me rezistencë të fortë nga banorët zonës përreth objektit të përzgjedhur, që thuhet se nuk plotëson kriteret e eliminimit të zhurmave. Ata argumentojnë se nivelet e zhurmës dhe orët e punës së disa restoranteve dhe objekteve argëtuese brenda dhe përreth vendbanimit historik anashkalojnë dekretet që përcaktojnë kriteret akustike.

Hotelierët dhe pronarët e dhomave turistike pohojnë se mysafirët shpesh largohen pas natës së parë të qëndrimit të tyre, duke lënë komente të këqija për ndotjen akustike, ndërkohë që bëhet i pamundur përdorimi i ambienteve të jashtme të akomodimit, si kopshtet, tarracat dhe ballkonet, të cilat megjithëse janë krijuar për t’u ofruar përdoruesve të tyre paqe dhe privatësi, janë të mbytur nga ndotja akustike gjatë orëve të mbrëmjes që vijnë nga burime të ndryshme në të njëjtën kohë.

Ndaj thuhet se opinioni i Bashkisë së Mykonosit do të jetë negativ për çdo kërkesë të biznesit “Salt Bae” për dhënien e licencës për të operuar me një klub argëtimi.

Dhe për krahasim, nëse do ishte fjala për në Shqipëri, as që mund të bëhet fjalë të ndodhë kjo, aq me tepër nëse do bëhej fjalë për Nusretin, që mjaft të hodhte vështrimin nga ne, pa do i bëhej hallall çdo gjë.

Çështja është se Nusreti ende s’na ka në llogaritë e tij, edhe pse na vjen kaq afër, në Greqinë fqinje.

Sa i përket ndotjes akustike, ajo vazhdon të jetë po ajo që ka qenë, edhe më e çmendur. Rama që s’po mundet ta frenojë, të paktë ngushëllohet duke e cilësuar si “zhurmë” e jo muzikë.

Dhe ata që e shkaktojnë atë nuk vlejnë në treg as sa pjatalarësit e Nusretit. /tesheshi.com/    

Related Posts

Izraeli, sulme të reja ndaj Iranit
Lindja e Mesme

Izraeli, sulme të reja ndaj Iranit

13/06/2025
Pohim nga Ankaraja: Turqia, pas sulmit izraelit ndaj Iranit
Bota & Rajoni

Pohim nga Ankaraja: Turqia, pas sulmit izraelit ndaj Iranit

13/06/2025
Cilat janë vendet më të rrezikshme në botë për të kaluar pushime?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë vendet më të rrezikshme në botë për të kaluar pushime?

13/06/2025
Next Post
Ekspertët të shqetësuar: Irani afër një bombe atomike?

Ekspertët të shqetësuar: Irani afër një bombe atomike?

Arkivi: Pse ky qytet shqiptar krahasohej me Mekën dikur

Arkivi: Pse ky qytet shqiptar krahasohej me Mekën dikur

Nga Murat Selvi*: Rrjetet sociale në kohë krizash

Nga Murat Selvi*: Rrjetet sociale në kohë krizash

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izraeli, sulme të reja ndaj Iranit

Izraeli, sulme të reja ndaj Iranit

13/06/2025
Pohim nga Ankaraja: Turqia, pas sulmit izraelit ndaj Iranit

Pohim nga Ankaraja: Turqia, pas sulmit izraelit ndaj Iranit

13/06/2025
Cilat janë vendet më të rrezikshme në botë për të kaluar pushime?

Cilat janë vendet më të rrezikshme në botë për të kaluar pushime?

13/06/2025
Erdogan: Një Izrael që po mbyt rajonin në gjak e lot!

Erdogan: Një Izrael që po mbyt rajonin në gjak e lot!

13/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni