Greqisë ka vijuar t’i vijë në ndihmë Kisha për nevojën e vaksinimit, mes një rezistence të nxitur nga skeptizimi me burim konspirativ.
Kështu, Patriarku Ekumenik Bartholomeu përcoll një mesazh kishtar pro vaksinimit.
“Ne si Kishë respektojmë shkencën, përfaqësuesit e saj, gjetjet dhe zbulimet e saj dhe ne ua përshtatim jetën tonë atyre”, tha kleriku ortodoks autoritativ.
“Eshtë krejtësisht absurde dhe e padrejtë që disa njerëz të kenë frikë të bëjnë vaksinën.
Nuk ka asnjë justifikim të arsyeshëm. Unë bëj thirrje përsëri që të gjithë të vaksinohen pa rezerva.
Për të shmangur rreziqet e mundshme serioze që do t’i çojnë ata në vdekje”, vuri në dukje Patriarku në një intervistë që i dha MEGA-s. /sarandacity.al/