Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Politikë

Greqi: trenat nisen sërish pas aksidentit tragjik

by te Sheshi
3 years ago
in Politikë, Të fundit
0
VIEWS

Trenat rifilluan qarkullimin në Greqi të mërkurën, pas një pauze tre-javore për shkak të aksidentit më të rëndë të trenit në histori të vendit, dhe një ditë pasi kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin në maj.

Në pjesë të caktuara të rrjetit hekurudhor janë restauruar linjat kombëtare dhe periferike, është shtuar numri i personelit në trena dhe stacione, si dhe në seksionet më të rrezikshme është theksuar detyrimi për uljen e shpejtësisë.

Trenat në të gjitha linjat do të fillojnë të qarkullojnë më 11 prill, duke përfshirë shërbimin hekurudhor nga Athina në Selanik, qyteti i dytë më i madh i Greqisë.

Në përplasjen mes një treni pasagjerësh dhe mallrash më 28 shkurt, 57 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën, nëntë prej të cilëve janë ende në spital.

Kryeministri Mitsotakis, vlerësimet e qeverisë së të cilit ranë pas aksidentit, njoftoi se zgjedhjet do të mbahen në maj, një muaj më vonë se sa pritej, por nuk specifikoi datën e saktë.

Popullariteti në rënie i qeverisë

Zgjedhjet duhet të mbahen deri në korrik, kur skadon mandati i qeverisë aktuale.

Sondazhet tregojnë se qeveria ka humbur pothuajse gjysmën e votuesve të saj që nga aksidenti i trenit dhe aktualisht ka vetëm tre për qind më shumë se rivali i saj kryesor, Syriza e majtë.

Mitsotakis, i cili po përpiqet të rivendosë besimin e votuesve, tha se aksidenti ishte një “tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur”.

“Është e paimagjinueshme që në Greqi në vitin 2023 mund të ketë dy trena që shkojnë në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë, pa e vënë re askush. Besoj se njerëzit e kuptojnë se kjo fatkeqësi erdhi si rezultat i një sërë gabimesh të bëra gjatë shumë dekadash. Tani e kemi obligim t’i trajtojmë në mënyrë drastike, ndjejmë përgjegjësi të madhe”, tha Mitsotakis. /tesheshi.com/

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

Rama, rrëfim për herë të parë të bisedës tek për tek me Bashën
Politikë

Rama, rrëfim për herë të parë të bisedës tek për tek me Bashën

18/12/2025
Demokratët, më shumë foto nga pasuria e Epstein: kush janë emrat VIP në to?
Amerika

Demokratët, më shumë foto nga pasuria e Epstein: kush janë emrat VIP në to?

18/12/2025
Dubai, nën shi e ankth
Lindja e Mesme

Dubai, nën shi e ankth

18/12/2025
Next Post

Blinken pret njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së

Mundësi pune: Mbreti Charles III kërkon një kuzhinier

Cristiano pranon: “Kam menduar të largohem nga kombëtarja”

TË FUNDIT

Rama, rrëfim për herë të parë të bisedës tek për tek me Bashën

Rama, rrëfim për herë të parë të bisedës tek për tek me Bashën

18/12/2025
0

Demokratët, më shumë foto nga pasuria e Epstein: kush janë emrat VIP në to?

Demokratët, më shumë foto nga pasuria e Epstein: kush janë emrat VIP në to?

18/12/2025
0

Dubai, nën shi e ankth

Dubai, nën shi e ankth

18/12/2025
0

Trishtimi i Ramës pas një vizite te Thaçi në Hagë: Njollë turpi për Europën!

Trishtimi i Ramës pas një vizite te Thaçi në Hagë: Njollë turpi për Europën!

18/12/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.