Një varkë turistike me 82 pasagjerë në afërsi të ishullit grek të Rodosit është djegur plotësisht.
Të gjithë pasagjerët u shpëtuan pasi u hodhën në det dhe dy u plagosën. Njëra prej tyre është një vajzë nëntë vjeçare e cila ka marrë djegie të lehta.
E plagosur ka mbetur edhe një 50-vjeçare. Të dyja janë dërguar në spital dhe mjekët thonë se janë në gjendje të mirë, raportojnë mediat greke.
Pasagjerëve nga anija u desh të hidheshin në det për të shpëtuar veten pas shpërthimit të zjarrit dhe shërbimet e urgjencës u dërguan menjëherë për të ndihmuar. Të gjithë u shpëtuan dhe u transportuan në hotele.
Turistët britanikë që ishin në anije i thanë Daily Mail se si duhej të hidheshin në det sepse zjarri po përhapej me shpejtësi nëpër kuvertën prej druri dhe ata nuk kishin zgjidhje tjetër. Anija u shkatërrua plotësisht nga zjarri, i cili shpërtheu rreth gjysmë ore pasi nisi lundrimin.
“Vetëm atëherë e pashë sa i madh ishte zjarri”, tha ai dhe shtoi: “Të gjithë u hodhëm në det dhe në një ose dy minuta gjithçka ishte në flakë”, tha Shaun Ëilliams, i cili ishte në varkë me familjen e tij. /sarandacity.al/