Qeveria greke pritet të vendosë këto ditë ndryshimin e regjimit të dhënies së lejeve të qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta, subjekt investimi në tregun grek të pasurive të paluajtshme .
Aktualisht, kërkohet të shpenzohen 250 mijë euro për të marrë një pronë për të siguruar “vizën e artë”, me shumën që pritet të dyfishohet nga 1 janari 2023. Por, problemi qendron tek transaksionet që janë nisur, pra investitorët e huaj, të cilët kanë paraqitur kërkesën dhe procesi është në një fazë të avancuar, por shitja e pronës mund të mos përfundojë deri në fund të vitit.
Sipas informacioneve, për këtë periudhë kalimtare, plani bazë, i cili mund të rregullohet, parashikon që investitorët të mund t’i bashkohen regjimit ekzistues edhe kur ai të zëvendësohet nga viti i ri me kuadrin e ri. Kusht që kjo të ndodhë është që investitorët të paguajnë 25% të çmimit prej 250.000 euro, pra 62.500 euro si paradhënie deri në fund të dhjetorit dhe nëse transaksioni përfundon me hartimin e një kontrate shitjeje, deri në gjysmën e parë të vitit 2023.
Arsyeja kryesore e shtrenjtimit të “vizës së artë” është rritja e stokut të disponueshëm të pasurive të paluajtshme për blerësit grekë, duke qenë se rritja e shumës minimale do të kufizojë shitjet nga investitorët e huaj më pak të pasur.
Megjithatë, masa kundërshtohet nga aktorët e tregut të pasurive të paluajtshme, të cilët argumentojnë se mund të dëmtojë konkurrencën e Greqisë si destinacion investimi, duke ofruar sot programin më të përballueshëm. Spanja dhe Portugalia kanë gjithashtu një limit investimi prej 500,000 eurosh, por në veçanti kjo e fundit ofron mundësinë e marrjes së shtetësisë. /scan/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks! https://www.binance.com/join?ref=P9L9FQKY