Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Greqia mbyll krenarinë e saj olimpike

Treguesi i këllqeve të dobëta për një Olimpiadë si ajo e 2004-ës

by Saranda City
4 Tetor, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Greqia ka treguar dhe njëherë se nuk ka patur këllqe të mjaftueshme për një aktivitet të madh sportiv si ai i vitit 2004, me organizimin e Lojrave Olimpike, ndonëse ia diktonte trashëgimia antike helene.

Kështu, autoritetet greke kanë mbyllur stadiumin më të madh sportiv të vendit mes shqetësimeve për stabilitetin e kupolës së tij prej çeliku, një pikë referimi arkitekturore e ndërtuar për Olimpiket e Athinës 2004.

Stadiumi Olimpik me 70,000 vende pret ngjarje të mëdha sportive gjatë gjithë vitit, duke përfshirë ndeshjet e Champions-it, si dhe koncerte, ku së fundmi aty performoi Guns N’ Roses.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zyrtarët e stadiumit thanë të premten të gjitha aktivitetet do të ndaleshin për një kohë të pacaktuar pasi një studim zbuloi se çatia e stadiumit – si dhe ajo e pistës së vetme të çiklizmit të vendit aty pranë, “nuk plotësonte nivelet e lejuara ligjërisht të përshtatshmërisë statike”.

Të dy vendet janë të vendosura në Qendrën Atletike Olimpike të Athinës (OAKA), kompleksi më i madh sportiv i Greqisë që përfshin 250 hektarë, i cili priti Lojërat e vitit 2004, por që nga ajo kohë është duke u përkeqësuar.

Klubi i futbollit Panathinaikos e ka përdorur stadiumin për ndeshjet evropiane të skuadrës në shtëpi në sezonin 2023-24, duke luajtur me Villarrealin e Spanjës muajin e kaluar.

Pas takimit me zyrtarët e sportit, duke përfshirë Komitetin Olimpik Helen të dielën, ministri i sporteve, Janis Vroutsis tha se vendimi për mbylljen e objekteve ishte “i dhimbshëm” dhe se po bëheshin përpjekje për të gjetur zgjidhjen më të mirë për “ku rreh zemra e sportit grek”.

E ndërtuar fillimisht në 1982, kupola e famshme e stadiumit olimpik u projektua nga arkitekti spanjoll Santiago Calatrava, i cili gjithashtu projektoi qendrën e transportit Ground Zero të New York-ut.

Qeveria konservatore, e cila u zgjodh për një mandat të dytë katërvjeçar në korrik, është përballur me kritika për gjendjen e shkatërruar të kompleksit olimpik. Ajo premtoi ta rinovonte atë në vitin 2021 dhe urdhëroi studimin në gjendjen e objekteve të saj.

Kujtojmë se Olimpiket e Athinës u mbajtën nën një mbrothësi ekonomke të shtetit helen, pas së cilës pasoi një krizë e rëndë financiare, e cila u shfaq si pasojë e mashtrimeve të rënda financiare në raport me organizmat ndërkombëtare, gjë që çoi deri në pragfalimentimin si shtet. /sarandacity.al/

Previous Post

Turizmi drejt një ligji të ri: “kërbaç e kulaç” nga qeveria

Next Post

Ky vit, mundet më i nxehti në histori

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës
Shoqëri

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

27 Gusht, 2024

Comments 2

  1. ติดตั้ง ais fiber says:
    2 muaj ago

    871810 577810You completed certain great points there. I did looking on the topic matter and found most persons will go together together with your weblog 644713

  2. Mostbet says:
    1 javë ago

    188989 783346Numerous thanks I ought say, impressed along with your web site. I will post this to my facebook wall. 987495

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.