Greqia, fqinj me Shqipërinëm një vend mesdhetar që konkurron me Kroacinë, Malin e Zi dhe destinacione të tjera verore në tërheqjen e turistëve, po sheh dhe ajo një kthim të dukshëm fluksit pas pandemisë së koronavirusit, por i mungojnë punëtorët sezonalë.
Në Delphi, një qytet i vogël i njohur për rrënojat e lashta të tempullit të Apollonit, Janis Papathanasiu, pronari 48-vjeçar i Hotel Iniohos, tashmë parashikon një sezon të suksesshëm atje. “Ne shohim njerëz nga Evropa të etur për të udhëtuar pas pandemisë dhe tani presim kthimin e turistëve nga Azia”, tha Papathanasiu.
Në rrugën përballë hotelit që familja e tij drejton prej brezi të katërt, po kalon një grup maturantësh italianë. Ata shikojnë suvenire në dyqane të vogla dhe admirojnë shpatet e gjelbërta me diell. Delphi, i vendosur në rrëzë të kodrës, ka 3000 banorë dhe 900 dhoma për turistët.
Papathanasiou shprehet i kënaqur sepse të 23 dhomat e hotelit të tij janë të zëna, kryesisht falë dhe forumit ekonomik ndërkombëtar që mbahet në atë qytet të vogël 180 kilometra larg Athinës.
Në aeroportin e kryeqytetit të Greqisë, pasagjerët e mbërritur presin prej kohësh bagazhin e tyre pasi ka mungesë të punëtorëve në transfertën nga avioni. “Punëtorët në turizëm e kanë lënë këtë profesion gjatë pandemisë dhe karantinës. Punëtorët kërkojnë punë më të sigurta, trajnime bazë dhe një pagë të mirë,” thotë Stamatis Hacilazaru, drejtor i shitjeve në zinxhirin e hoteleve H Hotels Collection.
Një person në aeroport paralajmëron se Greqia kërcënohet me mbipopullim gjatë verës, sepse edhe punëtorët nga Azia, të cilët zakonisht pranojnë paga më të ulëta, nuk duan më të trajtojnë bagazhet.
“Atyre u thonë se do të punojnë gjashtë orë, por punojnë për dhjetë dhe vetëm për 600 euro, kështu që tani shkojnë për të punuar në Spanjë dhe në vende të tjera evropiane”, tha personi që i pret turistët në dalje të aeroportit.
Sindikata POEET tha për gazetën Naftemboriki se punëtorët në hotelet greke punojnë 30 ditë në muaj, 14 orë në ditë, për 900 euro neto, kështu që shumë shkojnë në vende me paga më të mira. /sarandacity.al/