Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Greqia ndryshon masat: ç’pritet nga e hëna për të hyrë te fqinji

by PorositWeb
4 Shkurt, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria greke ka vendosur që të heqë detyrimin e testit anti covid për të gjithë qytetarët të cilët kanë një certifikatë vaksinimi nga një vend europian.

Lajmi u bë u ditur prej vetë ministrit grek të shëndetësisë Thanos Plevris,i cili deklaroi se ky vendim hyn në fuqi në datën 07 shkurt.

Sipas zotit Plevris,tashmë kurba e infeksioneve covid ka filluar të bjerë dhe vala e mutacionit Omicron konsiderohet si e pa rrezikshme, ndaj dhe Greqia po nis përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik që nis në mars,dhe që pritet të jetë ndër më të mirët e viteve të fundit për Greqinë.

Vlen të përmendet që prej këtij vendimi të ministrit grek të shëndetësisë do të përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë,të cilët aktualisht paguajnë shuma parash për testin PCR dhe rapid test sa herë udhëtojnë drejt Greqisë pavarësisht vërtetimit të vaksinimit, madje autoritet greke bënin një test të dytë konfirmues në momentin e hyrjes në territorin grek në pikën kufitare.

Theksohet se heqja e detyrimit të testit PCR ose rapid test vlen për këdo ka vërtetim vaksinimi për të paktën dy doza të vaksinës, pavarësisht llojit të kësaj vaksine, pra njihen edhe vaksina kineze dhe Sputnik.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndonëse priten qarkoret sqaruese për të mësuar detajet e këtij vendimi të ministrit Plevris, deklarata e ministrit grek të shëndetësisë u përshëndet prej dhomës së operatorëve turistikë të Greqisë, të cilët deklaruan se ky vendim do ti japë një hov të madh turizmit vendas, pikërisht në kohën që po firmosen kontratat me tour operatorët e mëdhenj europianë dhe kompanitë e fluturimeve për paketat e mëdha turistike të këtij viti.

Aktualisht numri i personave të vaksinuar në Greqi arrin në 70% të popullsisë,ndërsa sistemi shëndetësor grek po përballon me sukses valën e mutacionit Omicron me një mesatare prej rreth 18000 të infektuar në ditë,por me më pak se 600 persona të intubuar, çka vlerësohet si brenda parametrave jetikë të sistemit shëndetësor të vendit.

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Deputetja Zhupa denoncon lot kolegesh socialiste

Next Post

Harta e re Gjyqësore: Gjykata e Sarandës mund t’i shpëtojë zhbërjes

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 1

  1. เว็บพนันออนไลน์เกาหลี says:
    2 muaj ago

    490056 185871Woh I like your articles , saved to fav! . 395518

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.