Duket se karakteri jo fort pozitiv i Piro Dhimës në çështje nacionale(urrente të quhej shqiptar) ka qenë i tillë dhe në çështje familjare.
Detajet e para që publikohen pas lajmit se nëna e tij kishte ndërruar jetë e vemtuar në Himarë, në shtëpinë e saj, janë për një divorc mes tyre. Pra, nënë e bir nuk flisnin, nuk komunikonin.
Dhe shkak ka qenë zgjedhja e Piro Dhimës për të patur një bashkëshorte që e ëma nuk e donte. E pakta për shkak të moshës më të madhe se i biri.
Piro Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushtë me nënën e tij, shkruan ABC News.
Ndoshta kjo shpjegon edhe faktin se përse e moshuara u gjet e vdekur pas 3-4 ditësh sipas policisë, në gjendje të dekompozuar. Kur mediat greke kanë shkruar për këtë fakt, e kanë përshhkruar raportin e tij me nënën të vështirë për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou, vijon më tej shpjegimi.
Kjo e fundit ishte shumë vitë me e madhe se Piro dhe kjo gjë nuk i pëlqeu nënës, ç’ka çau marrëdhëniet mes tyre. Edhe në intervistat për mediat greke dhe shqiptare, Piro nuk e përmend nënën e tij, por thotë se është rritur nga gjyshja në Himarë.
“Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë në një intervistë në mediat greke.
Emri i nënës së tij mungon edhe në “CV-në” e medalistëve botërorë, ndryshe nga të tjerët, në pjesën e emrit të nënës shënohet “I padisponueshëm”. /sarandacity.al/