Është vetëdorëzuar Gjergj Kohila, delvinjoti që para pak ditësh u dënua në mungesë me 8 vite burg, si i implikuar në aferën “Habilaj”
Ish-shef i Policisë në Sektorin e Luftës kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme te ish-kolegët, duke qenë së bashku me avokatin e tij.
Gjergj Kohila, Jaed Çela dhe Sokol Bode ishin tre zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për përfshirje të trafikun e drogës.
Aktualisht në burg është vetëm Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua për t’u përballur me drejtësinë, për akuzat e trafikut të drogës. /sarandacity.al/