Në një operacion novator që u jep shpresë shumë njerëzve që kanë humbur sytë, kirurgët në New York i kanë transplantuar një kokërr të tërë të syrit një pacienti, të cilit, megjithatë, nuk e ka rifituar shikimin.
Rreth gjashtë muaj pas operacionit, syri duket se është në gjendje shumë të mirë dhe qarkullimi i gjakut në retinë është rikthyer.
“Ne kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara dhe kemi hapur rrugën për kapitullin tjetër, në rikthimin e shikimit”, tha doktor Eduardo Rodríguez, kreu i ekipit mjekësor.
Operacioni zgjati 21 orë dhe u krye si pjesë e një transplanti të pjesshëm të fytyrës në Spitalin Universitar Shëndetësor NYU Langone në New York. Përveç syrit të tij të majtë dhe orbitës, kirurgët transplantuan hundën, buzët dhe indet e tjera të fytyrës të pacientit të marra nga një donator.
Marrësi, Aaron James, u plagos rëndë në një aksident pune në vitin 2021, kur fytyra e tij preku një linjë elektrike. Meqenëse ai do të duhej të merrte gjithsesi ilaçe imunosupresive për të parandaluar që trupi i tij të refuzonte transplantet, ai ishte gjithashtu një kandidat ideal për një transplant të syve.
Daniel Pelaise, një profesor i oftalmologjisë në Universitetin e Miamit, tha se operacioni është një “sukses i jashtëzakonshëm” në rrugën drejt “qëllimit përfundimtar, rikthimit të shikimit”.
Kirurgu Kia Washington, i cili është përfshirë në fushën e transplanteve të syve për 10 vjet, e mirëpriti zhvillimin, duke shpjeguar se shumë shkencëtarë mendonin se nuk do të ishte kurrë e mundur të bëhej kjo te njerëzit.
Pacientit Aaron James nuk do ta rifitojë shikimin në syrin e tij të majtë, por ai është mirënjohës për rezultatin kozmetik. “Nuk kam fjalë të falënderoj donatorin dhe familjen e tij. Më ofruan një shans të dytë, në një moment shumë të vështirë për ta. Shpresoj se historia ime do të jetë një frymëzim për njerëzit që kanë pësuar lëndime serioze në fytyrë dhe sy”, tha ai.
James, syri i djathtë i të cilit ishte i padëmtuar dhe mund të shikojë normalisht, tashmë është kthyer në shtëpi në Arkansas ku jeton me gruan dhe vajzën e tij. Ai viziton New York-un një herë në muaj për te mjekët që monitorojnë gjendjen e tij.
Vështirësia kryesore në transplantimin e syrit është rikthimi i nervit optik që bart informacionin në tru. Nervi optik është prerë si tek dhuruesi ashtu edhe tek marrësi për të kryer transplantin. Në të kaluarën, transplantet e kokës së syrit janë kryer te kafshët e vogla dhe në disa raste shikimi është rikthyer, të paktën pjesërisht, shpjegoi Kia Ëashington. Por për njerëzit, shumë teknika të ndryshme do të duhet të kombinohen, si terapia gjenetike, përdorimi i qelizave staminale dhe të tjera.
A do të jetë ndonjëherë e mundur t’i rikthehet shikimi një njeriu të lindur i verbër? Kjo perspektivë është ende shumë larg, por “unë mendoj se po, një ditë, në disa dekadat e ardhshme, do të jetë e mundur,” tha Washingtoni. /sarandacity.al/