Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Hera e parë: veterani i gazetarisë sarandiote tubon pakicat në Livadhja

by PorositWeb
2 Korrik, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Në Livadhja, në qendrën kulturore “Katina Papa”, u organizua e para konferencë e pakicave në Shqipëri, me inisiativë të AJMMI-it, OJQ-së më të njohur në Sarandë e themeluar dhe e drejtuar nga gazetari veteran Shkëlqim Hajno, më mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Përfaqësues të 9 pakicave u gjendën “krahpërkrah”, duke patur në mes atë që u vetëquajt “nëna” e tyre, të shumënjohurën grua të minoritetit, Kostandina Bezhani, e cila që nga viti 2004 drejton Komitetin e Pakicave në Kryeministri.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në fjalën e saj, znj. Bezhani tha se e njihte mirë këtë fushë, njihte mirë pakicat dhe problematikat e tyre.

Ato janë 9 gjithsej, të njohura me ligj, duke nisur që nga pakica greke, më e madhja në Shqipëri, për të vijuar me atë maqedonase, vllahe, rome, egjiptiane, boshnjake, malazeze dhe serbe.

Përfaqësuesit e tyre në konferencë shprehën konsideratat për znj. Bezhani, duke qenë dakort me vetëcilësimin e saj “nënë” e tyre, njëherësh duke ngritur shqetësime mbi atë çfarë ende nuk shkon në trajtimin e tyre nga shteti.

Në këtë pikë, kritik qe dhe Komisioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi, Robert Gajda, i cili tha se në Ligjin për Pakicat të vitit 2017 nuk kanë dalë ende aktet nënligjore. Dhe kjo sipas tij është një çështje problematike.


Gjithsesi, aktiviteti u karakterizua nga një frymë pozitive, ku përfaqësuesit e pakicave patën rastin të njihen me njëri-tjetrin dhe kjo në Livadhja, në një prej qendrave të minoritetit grek në Jug.


Konferenca pati dhe koncert nga grupi i qendrës kulturore të Livadhjasë, një ekspozitë me foto të vjetra nga Dropulli, sjellë nga kjo bashki minoritare e shtrirë në Luginën e Drinos, si dhe një tryezë me gatime tradicionale të zonës. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

PS-ja Sarandë me kryetar të ri: quhet Eleron Gjoni

Next Post

Lamtumirë rruga e Lilo Labes: Për Sarandë, kalo nga Kardhiq-Delvinë!

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 1

  1. luckyjet says:
    1 muaj ago

    587857 945569Soon after examine a couple of with the weblog posts on your internet site now, and I in fact like your way of blogging. I bookmarked it to my bookmark internet site list and shall be checking once again soon. Pls try my site online as nicely and let me know what you feel. 496495

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.