Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Heronjtë që i shitëm në Greqi: kush ishte Arnaut Pasha

by PorositWeb
9 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Auron Tare 

Në Leskovik qëndrova një natë për të parë se ç’trashëgimi kulturore ruan ende kjo qytezë. Tani është pothuaj i braktisur por dikur Leskoviku njihej si qyteti me 7 pashallarë. Secili kishte ngritur sarajet e veta të rrethuara me vreshta dhe trandafila. Njerez qe kishin bërë histori në hapësirat e pamata të Perandorisë ishin kthyer në vendlindjen e tyre në buzëmbrëmjen e jetës si për të gjetur qetësine midis atyre maleve me bukuri të rrallë.

Pyeta se ku mund t’i gjeja varret e këtyre pashallarëve. Disa banorë më thanë se pllakat e varreve jua kishin marrë diku pas 90-ës dhe i kishin shitur në Greqi. E trishtë por e vërtetë. Një kapitull që nuk duhet harruar post-90-ta.  Një popull që vjedh pllakat e varreve të të parëve të tyre dhe i shet për pak bukë, nuk mund të ruajë historinë e vet.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E ndërkohë që pashallarët e Leskovikut janë tretur dhe nuk dimë shumë për ta, në këtë shkrim po sjell një figurë tjetër të harruar, apo të themi shumë pak të njohur në rrethet e historianëve: Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha.

Më gradë Vezir, ne një moshë të thyer u dërgua të mbrojë kryeqendrën e territoreve të pushtuara otomane në zemër të Europës, qytetin e Budë, që prej 150 vjetësh në zotërimet otomane.  Në verën e 1686,  Arnaut Pasha u përball me furinë e ushtrisë së Lidhjes së Shenjtë, një formacion i krishterë në modelin e Kryqëzatave të dikurshme. I frymëzuar dhe bekuar nga Papa Inocenti i XI,  kjo Lidhje e Shenjte udhëhiqej nga Mbreti i Polonisë, Republika e Venedikut dhe Perandori austriak Leopold I. Abdi Arnauti ju bëri ballë këtyre forcave ushtarake europiane dhe e mbrojti qytetin me shumë sukses. Kjo përballje solli një përballje të re vetëm një vit më vonë dhe, siç thamë më lart, në verën e  vitit 1686  filloi beteja me e famshme e Lidhjes me otomanët për marjen e Budës. Ushtria e Lidhjes së Shenjtë kishtë në përbërje të saj gati të gjitha nacionalitetet europiane, përfshirë edhe ushtarë suedezë dhe skocezë.

Pas disa muajsh betejash të gjata në muret e Budës, ushtarët e Kryqëzatës mundën të thyejnë mbrojtjen. Arnaut Pasha, ashtu si një kapiten anijeje që nuk e braktis anijen e tij në mbytje,  udhëhoqi sulmin final jashtë mureve, një sulm ky që i solli atij jo vetëm lavdinë si kryekomandant por edhe respektin e komandantëve europianë, të cilët dhanë urdhër që vendi ku ra Pashai plak të rrethohej me ushtarë dhe të mos lejohej cenimi i trupit të tij dhe atyre që e ndoqën. Kaq heroik duhet të ketë qenë ky sulm i pashait Arnaut sa që piktorët hungarezë e përjetësuan atë në disa tablo me temë reniën e Budës. (Në foton kryesore: marja e Budës dhe vrasja e Abdurrahman Abdi Arnaut Pashës,  nga piktori hungarez më famë Benczúr Gyula).

Por respekti i vlerave europiane per historine e tyre ka bërë që vendi ku ra dhe u varros Abdurrahman Abdi Pasha Arnauti nga fshati Peqin, jo të vetëm të mos plaçkitej por të ruhej edhe t’i ndërtohej një varr për t’u nderuar vlerat e rralla të trimërisë dhe mosbraktisjes së detyrës, edhe pse me një grusht burrash që e ndoqën nga pas.

Sot e kësaj dite, në Budën e krishterë europiane kemi varrin e peqinasit plak  të mbrojtur  dhe të paprekur, si dëshmi e gjallë se si ruhet trashegimia historike edhe pse armike. /sarandacity.al/

Tags: DikurKryesore
Previous Post

Birësim apo…? Një shtëpi si “e ëmbla shtëpi”, që meriton çdo fëmijë

Next Post

Pragu i demokracisë: Mihal Shqevi nga Mesopotami, një hero ndryshe i saj

PorositWeb

Related Posts

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?
Kujtesë

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

29 Korrik, 2024
Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023

Comments 3

  1. best chat rooms says:
    3 muaj ago

    684352 192769Wow, suprisingly I never knew this. Keep up with good posts. 421284

  2. เว็บเกมสล็อต says:
    3 muaj ago

    456107 760278Thank you for the auspicious writeup. It in fact was a amusement account it. Appear advanced to much more added agreeable from you! Even so, how could we communicate? 992104

  3. Freshbet says:
    2 muaj ago

    332876 634255Merely a smiling visitor here to share the love (:, btw excellent pattern . 161288

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.