Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Historia tragjike e njeriut që foli i pari për Corona-n

Dy vjet nga vdekja e Li Wenliang: si i keqtrajtua nga autoritetet kineze

by te Sheshi
08/02/2022
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Historia tragjike e njeriut që foli i pari për Corona-n

Pikërisht dy vjet më parë, më 7 shkurt 2020, Li Wenliang, një okulist në Spitalin Qendror të Wuhan-it dhe një nga njerëzit e parë që paralajmëroi publikisht për përhapjen e një koronavirusi të ri të rrezikshëm, të klasifikuar më vonë si SARS-CoV-2, ndërroi jetë në moshën 34 vjeç, pikërisht nga sëmundja që ne e njohim sot si COVID-19, e cila ka marrë më shumë se 5.7 milionë jetë deri më tani.

Wenliang u bë një hero në mediat sociale dhe një gjemb në këmbë për autoritetet komuniste kineze, sepse pavarësisht përpjekjeve për të mbuluar përhapjen e një infeksioni të rrezikshëm të frymëmarrjes, ai publikoi informacione për njerëz të infektuar me një virus të ri të panjohur nga familja koronavirus, i cili shkakton sëmundje si gripi, ftohja dhe SARS-i.

Gjithçka filloi më 30 dhjetor 2019, kur Wenliang paralajmëroi kolegët e tij mjekë me të cilët studionte në Universitetin Wuhan për shfaqjen e një sëmundjeje të re infektive të panjohur. Ai e bëri këtë përmes rrjetit social WeChat, dhe megjithëse u lut që informacioni i tij të mbetej sekret, ai u përhap në rrjetet sociale njësoj si një virus.

Dihet pak se si ai e morri këtë informacion nga shefi i departamentit të urgjencës të Spitalit Qendror të Wuhan-it. Në raport thuhet se ka pacientë me sëmundje të ngjashme me gripin që nuk ndihmohen nga metodat konvencionale, gjë që çon në përfundimin se mund të jetë SARS, një sëmundje që u zbulua edhe në Kinë në shkurt të vitit 2003.

“Shtatë raste të konfirmuara të SARS janë konfirmuar nga tregu i ushqimeve të detit Huanan,” shkroi Le në WeChat.

Pas disa kohësh ai shtoi informacione të reja: “Lajmi i fundit është se u konfirmua që bëhet fjalë për infeksione me koronavirus, por diagnoza e saktë është ende duke u përcaktuar”.

Ai u kërkoi miqve dhe kolegëve të tij që të respektojnë masat epidemiologjike dhe të mos përhapin këtë informacion. Por paralajmërimi ishte jetëshkurtër. Vetëm katër ditë më vonë, agjentët e Sigurisë Publike të Wuhan-it trokitën në derën e tij. Ai u mor në pyetje dhe u detyrua të firmoste një rrëfim se me vetëdije ka përhapur dezinformata dhe ka prishur sigurinë publike.

“Ne ju paralajmërojmë: nëse jeni kokëfortë dhe vazhdoni me këtë veprim të paligjshëm, do të silleni para drejtësisë – e pranoni?”, dhe më pas nënshkrimi i tij.

Ai doli të ishte një nga tetë personat e kërcënuar me përgjegjësi për përhapjen e informacionit në lidhje me koronavirusin. Ndryshe nga ai, për të tjerët nuk u fol shumë, ndaj nuk dihet si përfunduan. Ndërkohë, Dr. Li u rikthye në punë dhe më 8 janar 2020 u infektua me koronavirusin e ri, duke trajtuar një paciente me glaukoma, e cila ishte e infektuar por pa simptoma.

Në një intervistë me New York Times, Li pranoi se ai i injoroi masat epidemiologjike, të cilat vetë i kërkoi, duke menduar se pacientja ishte e shëndetshme. Përveç kësaj, ai zbuloi disa informacione të tjera për ngjarjet në kohën kur dërgoi paralajmërimin.

“E dija që isha infektuar kur një paciente me të cilën isha në kontakt infektoi familjen e saj dhe unë pata simptoma menjëherë pas kësaj. Përveç kësaj, zbulova se ajo ishte shumë ngjitëse. Por në atë kohë, ajo nuk kishte simptoma dhe unë isha neglizhent”, tha Li dhe vazhdoi:

“U bëra dyshues sepse kishim disa njerëz në karantinë në fund të dhjetorit. Kolegët e mi po e diskutonin dhe menduan se SARS ishte kthyer,” zbuloi Li.

Dy ditë pas ekzaminimit të pacientes së infektuar, Dr. Li pati temperaturë dhe filloi të vuante nga një kollë e fortë. Pas dy ditësh të tjera, ai u shtrua në kujdesin intensiv në Spitalin Qendror të Wuhan-it, ku u mbajt në karantinë.

Por, vetëm më 30 janar, testi tregoi se ai ishte pozitiv me virusin SARS-CoV-2. Më pas ai publikoi një foto të rrëfimit të tij të nënshkruar për përhapjen e dezinformatave. Në mënyrë indikative, dhjetë ditë më pas, Qendra Kineze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve pranoi ekzistencën e një sëmundjeje të ngjashme me SARS që përhapet me shpejtësi.

Li vazhdoi të shkruante për koronavirusin e ri nga shtrati i tij në spital. Në atë kohë, ai kishte mbledhur tashmë një numër të madh ndjekësish të cilët dyshonin se autoritetet po fshihnin diçka prej tyre. Por autoritetet kineze nuk e prekën, sepse ndërkohë u bë e qartë se gjithçka që ai paralajmëroi nuk ishte në të vërtetë një thashethem.

Dhe vdekja e tij nuk mund të kalonte pa polemika. Më 6 shkurt, ai u lidh me pajisjen ECMO, pasi mbushja e tij me oksigjen ra nën 85 për qind. Mediat kineze raportuan se Li ndërroi jetë atë ditë në orën 21:30, por këto njoftime u fshinë shpejt. Një deklaratë erdhi nga Spitali Qendror i Wuhan-it se ai ishte “në gjendje kritike dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta shpëtuar”. Përfundimisht, spitali njoftoi gjithashtu se Dr. Li Wenliang kishte ndërruar jetë, por më 7 shkurt në orën 14:58.

Vdekja e tij shkaktoi zemërim dhe pikëllim në Kinë. Ndjekës të shumtë lanë mesazhe ngushëllimi nën postimet e tij në rrjetet sociale, por edhe kritikuan autoritetet kineze për politikën e tyre të rreptë të censurës, duke kërkuar transparencë në çështjet që kërcënojnë sigurinë publike. Kujtojmë: ai u përball me akuza për rrezikim të sigurisë publike.

Lajmi për vdekjen e tij pati një miliardë e gjysmë shikime në rrjetet sociale kineze, shkruante Guardian. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Next Post
Kush ma vrau babanë? E bija ofron 25 mijë euro

Kush ma vrau babanë? E bija ofron 25 mijë euro

Ukraina dhe Ballkani, mesazhet Biden-Schulz nga Uashingtoni

Ukraina dhe Ballkani, mesazhet Biden-Schulz nga Uashingtoni

Ish-Papa, kërkimfalje “buzë varrit”

Ish-Papa, kërkimfalje “buzë varrit”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni