Nisi në Air Albania në Tiranë Kongresi i PS-së, i shkrirë me 30-vjetorin e kësaj force, e cila prishi një traditë qeverisëse 30-vjeçare me dy mandate, duke marrë dhe mandatin e tretë, kjo nën drejtimin e Edi Ramës.
Ndaj dhe risi ka qenë përshëndetja në distancë nga themeluesi dhe ish-lideri historik Fatos Nano, njëherësh ish-deputet i Sarandës në zgjedhjet e vitit 2005 kur dhe humbi pushtetin.
“Të dashur bashkëmoshatarë! Kështu ju quaj në vitet e para kur e bëmë PS forcë të parë progresiste.
Ky është një përvjetor që na jep krenari të gjithëve, kemi ditur të përtërijmë vetveten dhe duke ecur me hapin e kohës, prandaj jemi sot e vetmja forcë që mendon globalisht dhe vepron lokalisht.
Përshendetje Edi!
Ta kalojmë stafetën te etërit dhe bijët, tek forca që po europianizon Shqipërinë. Jemi infektuar nga epidemitë e tranzicionit po i kemi bërë ballë.
Fitorja e tretë është frymëmarrje re përtëritëse, jam gëzuar si asnjëherë më parë për këtë fitore, le të vazhdojmë reformat kundër korrupsionit, ky është misioni ynë, të ecim para me integrimin, dhe sfida jonë me vetveten.
Pa arritur këtë gjithçka do të mbetet punë e papërfunduar. Kam besim që me Edin dhe me bekimin e zotit do e arrini e gëzofshi përvjetorin e pjekurisë qëllofshi gjithmonë në shenjë”, tha Nano, duke ngatërruar kështu radhën e Krijuesit me krijesën.
I Dyti duhej qe i Parë, pari i dytë. /sarandacity.al/