Mbyllja e sezonit veror, ka dhënë efektet e para në uljen e numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin shtator në Shqipëri kanë hyrë mbi 494 mijë shtetas të huaj nga mbi 591 mijë të huaj që erdhën në vitin 2019. Ndërsa në raport me vitin e kaluar shifrat janë më të larta.
Konkretisht, sipas të dhënave në shtator në vend kanë hyrë 794 mijë shtetas të huaj e shqiptar me një rritje prej 31.3% krahasuar me 2020, ndërsa në raport me vitin 2019 kanë ardhura më pak sepse atë vit erdhën mbi 1 milionë shtetas në shtator.
Në 9-mujor në Shqipëri kanë hyrë 4.8 milionë të huaj, nga 5.4 milionë që erdhën në 2019, që konsiderohet si viti më i suksesshëm turistik. Rreth 50% e hyrjeve në vend në 9-mujorin e 2021 ishin nga Kosova, me 2.3 milionë vizitorë në total.
Ndërkohë sipas INSTAT, rritja më të madhe të hyrjeve në Shqipëri ka qenë nga Polonia me 4.6 herë si dhe SHBA me 4.3 herë. Lehtësimi i masave kufizuese si dhe përhapja e procesit të vaksinimit në popullatë ka bërë që edhe qytetarët shqiptar të lëvizin jashtë vendit.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit të 2021, është 3.2 milionë dhe është rritur me 45,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga operatorët e këtij sektori 2021 është një vit i suksesshëm turistik, që u zhvillua në kushte pandemie dhe që i kapërceu pritshmëritë.
478095 396701I like the valuable data you offer in your articles. Ill bookmark your weblog and check once again here regularly. Im quite certain I will learn lots of new stuff appropriate here! Finest of luck for the next! 611872
I’m extremely impressed with your writing talents as neatly as with the format in your blog. Is this a paid theme or did you modify it your self? Anyway keep up the excellent high quality writing, it is uncommon to peer a great blog like this one nowadays!