Ditëve hem kështu e hem ashtu në Sarandë sa i përket motit, pra edhe vapë por dhe jo aq vapë, po u vjen fundi. Ndaj, bëhuni gati të kulloni në djersë, e po patët mundësi të gjendeni sa më shumë në det.
Duke nisur nga kjo e dielë dhe gjatë gjithë javës tjetër pritet te ketë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin. Pra, edhe Shqipëria do të pushtohet nga i ashtuquajturi i nxehti afrikan.
Në Sarandë termometri sipas aplikacioneve të parashikimit të motit në celular, do të shënojë kulmin ditën e premte me 38 gradë.
Prej të hënës e gjithë java do të jetë me temperatura që variojnë nga 31 deri në 38 gradë.
Ndaj, edhe kremrat e diellit me spf 50 t’i mbani në çantë a makinë para se të bini në kontakt me diellin.
Mos thoni që s’iu thamë! /sarandacity.al/