Në një aktivitet mbi dhunën mbi baza gjinore, deputetja e Sarandës Ina Zhupa, tentoi që sa i përket Shqipërisë, të shkojë te rrënjët e problemit, që sipas saj janë arsimimi jo cilësor dhe gjendja jo e mirë ekonomike.
“Rastësi ose është e menduar, sot është data 10 dhjetor e cila koiçidon 73 vite më parë u miratua deklarata universale ‘Për të Drejtat e Njeriut; dhe pikërisht dhuna në familje shkel dhe disa të drejta të njeriut. Dhe na jep mundësinë neve të reflektojmë se pavaresisht gjithë konventave, gjithë deklaratave, gjithë institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, gjithë legjislacionit që kemi bërë i cili parashikon mbrojtje, mbrojtje dhe garantim të drejtash, ndërkohë neve kemi vetëm shtim dhe rritje të rasteve të dhunës.
Në 8 vitet e fundit janë vrarë 120 gra dhe vajza në Shqipëri.
Fatkeqësisht Shqipëria renditet në vendet e para në Europë për vrasjen e grave dhe vajzave.
Sipas një raporti publikuar nga zyra e Kombeve të Bashkuara për krimet dhe drogën, Shqipëria ishte me nivelin më të lartë për numrin e vrasjeve të grave dhe vajzave nga partnerët e tyre pra dhuna në familje, dhuna prapa dyerve të mbyllura të shtëpisë.
Rreth 8000 gra dhe vajza denoncojnë çdo vit dhunën në familje, 90% e krimeve seksuale janë kundër fëmijeve dhe kryesisht ndaj vajzave. Vetëm 3 vitet e fundit 365 fëmijë kanë humbur prej të cilëve 258 janë vajza.
Sjell këto të dhena për të kuptuar që kemi të bëjmë me një problem serioz, me një problem që ka nevojë për një trajtim jo vetëm nga ana legjislative që ne duhet të bëjmë maksimumin tonë por ka nevojë për trajtim shumë dimensional për të kuptuar shkaqet e vërteta dhe jo vetëm për të trajtuar më pas pasoja por shkaqe të vërteta të kësaj rritje të dhunës”, tha znj. Zhupa.
“Prandaj është e rëndësishme që ne t`i referohemi gjithmonë shkaqeve, njëri nga shkaqet është edhe sistemi jonë arsimor.
Edukimi, se cfarë ne mund të bëjmë edhe për programet e shkollave tona, sa mund të futet në tekstet shkollore dhe të diskutohet për barazinë gjinore, për krimet seksuake, për dhunën në familje për atë që duhet të shikohet nga djemtë dhe vajzat në mënyrë të njëllojtë roli në familje, roli në shoqeri dhe duhet t`i shtyjmë që fëmijë që të tregojnë atë që ndodh sepse rastet janë brenda familjes dhe nuk është turp të tregosh dhunën brenda familjes.
Nuk është turp të tregosh problematika që mund të ndodhin tek psikologu i shkollës dhe këtu mund të ndërhyjmë ndoshta jo vetëm me buxhetin tonë të shtetit por edhe me ndihmë patjeter n.q.s nuk do të jetë mundësia që të shtojmë nmrin e psikologëve në shkolla, të shtojmë punonjësit social si një ‘ekstra ushtri’ që viziton shkollat tona.
Sugjeroj të shtojmë trajnimet për mësuesit. A e dini që kur vajten dhe i pyeten mësuesit në Kavajë mbase kishte ndodhur një rast krimi seksual, i thanë pse nuk e keni denoncuar këtë gjë? Thanë që nuk e dinin që është krim dhe që kishin detyrim për ta denoncuar”, tha ndër të tjera ajo. /sarandacity.al/