Gjykata greke dënoi me burgim të përjetshëm Sandër Pemën. Para pak ditësh është dhënë vendimi i drejtësisë greke për të arrestuarit e operacionit të janarit 2020 ku në Astako, Aitiloakarnania, u sekuestruan 1.2 ton kokainë që vinin nga ishujt Shën Vincent. Në bankën e të akuzuarve qëndruan 13 persona, në një gjyq që përfundoj në 9 korrik nën masa të rrepta sigurie.
Mes 5 personave të dënuar me burgim të përjetshëm ishte dhe 42-vjeçari Sander Pema, i cili në 2010 u përfshi në një përplasje të armatosur me policinë greke në Virona së bashku me Marian Kolan, i arratisur nga burgu i Trikallas dhe i vrarë më pas në kufirin greko-shqiptar. Në përplasjen e atëhershme me armë në Virona mbeti i vrarë shqiptari Nikolla Todi.
Lënda narkotike ishte ngarkuar në velieren “Barracuda Seven” në shtetin ishull ekzotik Shën Vincent të Karaibeve dhe u sekuestrua në një banesë në Astako, Greqi.
Në transportin e drogës morën pjesë edhe dy oficerë policie të infiltruar, “Triantis” dhe “Stratias”. Në gjyqin qe nisi në 19 maj dhe përfundoi në 9 korrik, dëshmuan si deshmitarë të mbrojtur edhe dy oficerët. Ata dëshmuan online nga një zyrë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve.
Operacioni i tipit “Miami Vice” ishte i një rrezikshmërie të lartë, përballe kriminelëve që që zotëronin arsenal të rëndë armësh dhe me precedentë të rëndë penale për drogë, goditje me armë, grabitje etj. Shkatërrimi i organizatës ndërkombëtare kriminale u bë në Astako, Aitiloakarnania, pak para se sasia prej 1 ton 181 kg kokainë me vlerë 50 mln euro të hidhej në tregun e Europës dhe Afrikës veriperendimore. Truri i trafikut ishte një baron shqiptar droge, “Doktori”, sic e thërrisnin bashkëpunetorët e tij. Pas informacioneve te DEA-s, në organizatën kriminale kishin arritur të depertonin dy oficerë sekrete të policisë greke me pseudonimet “Stavros Triantis” dhe “Kyriakos Stratias”. Ata erdhën në kontakt me kreun shqiptar dhe fituan besimin e tij.
Oficeri “Stavros Triantis” në 9 nëntor 2018 hypi në velierën me flamur grek “Barracuda 7”, e cila u nis nga Alimo bashkë me shqiptarin Arber Perdeda, banues në Spanjë, i cili mbante kontakt me kreun e grupit përmes pajisjeve të kriptuara dhe merrte urdhra. Paralelisht, “Stavros Triantis” kishte komunikim me shërbimin e tij, ku kanalizonte informacionin lidhur me lëvizjet e kartelit.
Udhëtimi i rrezikshem nisi nga porti i Tenerifes, ku lundroi veliera me 4 dhjetor 2018. U zhvilluan takime në Shqipëri dhe në Barcelonë që të jepeshin drejtimet e nevojshme dhe kokaina u ngarkua në velierë në detin e Karaibeve. Pagesa për transportin ishte bërë nga një shtetas arab qëë banon në Spanje dhe konsiderohet një nga kreret e organizatës. Pagesa u bë me këste përmes një banke shqiptare nga një shqiptar që deklarohej si tregëtar me jashtë.
Ngarkesa do të vinte në Spanjë, por karteli u informua për kontrolle të policise spanjolle dhe ndërroi destinacion për në plazhet e Prevezës dhe më pas në Astako, ku kishin marrë me qera dhoma ku do të mbahej kokaina. Aty u kaëen nga policia greke.
Nga 8 të arrestuarit, Sandër Pema ishte krahu i djathtë i kreut të organizatës. Një tjetër shqiptar dhe një grek 28-vjeç ishin përgjegjës për listpagesat. Një maroken ishte përgjegjës për marrjen e drogës nga furnizuesit dhe shpërndarjen e tyre tek pjesëtarët e tjerë të organizates. Një tjetër shqiptar kishte rol koordinues me kreun e grupit në Spanjë, ndërsa një grek 46-vjeç bashkë me dy shqiptarë dhe një person ende të paidentifikuar, ishin përgjegjës për masat e sigurisë gjatë transportit të drogës. Ndërsa një shqiptar me banim në Spanjë ishte përgjegjës për sigurinë e krerëve të organizatës.
Dy oficerët e infiltruar grekë të Drejtorisë së Antidrogës në Athinë, kishin depertuar në organizatën kriminale prej shtatorit 2018 pa e kuptuar askush dhe jetuan për rreth 1.5 vite në velierë për të transportuar drogë nga Karaibet në Evropë dhe përfundimisht kontribuan si askush në çmontimin e një organizate kriminale të rrezikshme me veprimtari ndërkombëtare.
Sapo ngarkesa e kokaines “shkeli” tokën greke, një tjetër polic i infiltruar me pseudonimin “Jorgos Grigoriu”, depërtoi në qark. Urdhri që mori nga pjesëtaret e grupit ishte që të shkonte në Prevezë ku ishin anëtarët e tjerë, të gatshem për marrjen e drogës, e cila do të bëhej në 24 janar 2020. Nga këta të fundit ai duhet të merrte një pjesë të parave për dorëzimin e kokainës.
Në Prevezë, “Grigoriu” u takua me grekun P. B, i cili i dorëzoi një qeskë kartoni duke i thënë se nuk dinte se çfarë kishte brenda. Kur oficeri i policisë u kthye tek shërbimi i tij dhe hapi qeskën, zbuloi se kishte brenda 109.550 euro.
Disa orë më vonë dhe pasi u zgjidhën “detajet” e fundit për pjesën tjetër të parave, takimi përfundimtar u la në shtëpinë në Astako ku ishte ruajtur kokaina. Atje, sapo doli një anëtar i grupit për të dhënë shumën e mbetur, njerëzit e policisë dhe forcat speciale EKAM ndërhynë. /sarandacity.al/
994172 18809bmmzyfixtirh cheapest phentermine zero health expert prescribed qrdzoumve buy phentermine diet pill iixqnjouukkebr 598153
I’m really inspired with your writing abilities and also with the format to your blog. Is this a paid subject or did you modify it your self? Anyway keep up the excellent high quality writing, it is rare to peer a nice weblog like this one these days!