Infrastruktura dhe bujqësia do të jenë dy ndër sektorët prioritarë që do të marrin vëmendje në buxhetin e vitit të ardhshëm për financim.
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Konferencën e Kryetarëve, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, bëri me dije se projektet në të cilat do të investohen nga ato infrastrukturore deri tek aeroporti i Vlorës dhe Sarandës.
Ndërkaq, sektori bujqësor do të përfitojë 12.7 miliardë lekë, ku parashikohet shtesë fondesh për mbështetjen e fermerëve dhe rimbursimin e naftës.
Ministrja Ibrahimaj përmendi gjithashtu se vëmendje të shtuar do të ketë arsimi dhe shëndetësia gjatë vitit të ardhshëm me qëllim mbështetjen e punonjësve dhe shtresave në nevojë. /sarandacity.al/