Ishulli i parë turistik në botë pa telefona celularë dëshiron të bëhet Ulko-Tammio, i vendosur në Gjirin lindor të Finlandës, raporton CNN.
Për shumicën e përdoruesve të mediave sociale, kjo tingëllon si një ëndërr e natës së verës, por parimet e ishullit janë të qarta. Ata duan të inkurajojnë vizitorët të ndahen me pajisjen e tyre të preferuar, e cila për shumë është bërë zgjatim i dorës së tyre…
Nëse nuk i postoni pushimet tuaja në rrjetet sociale, ndoshta do të kaloni një kohë më të mirë pasi askush nuk do të dijë çdo lëvizje tuajën, sipas autoriteteve në ishullin finlandez.
Mund të jetë e vështirë për disa që të mos lexojnë e-mailet e tyre të punës dhe t’i rezistojnë përditësimit të llogarive të tyre në mediat sociale gjatë pushimeve, por ishulli Ulko-Tammio në Finlandë i inkurajon vizitorët të injorojnë ekranet e tyre dhe të shijojnë natyrën.
Ishulli është një park kombëtar në Finlandë që ka fituar titullin e “vendit më të lumtur në botë” për gjashtë vjet radhazi.
Përveç kësaj, ajo është gjithashtu shtëpia e Nokia-s, kompanisë që qëndron pas telefonit celular më të shitur në botë.
“Ishulli Ulko-Tammio, i cili ndodhet në brigjet e Haminës, do të jetë një zonë pa telefona këtë verë”, thotë Mats Selin, ekspert i turizmit në faqen e internetit “Visit Kotka-Hamina”, sipas CNN.
“Ne duam të inkurajojmë pushuesit që të fikin “pajisjet e tyre inteligjente” dhe të shijojnë vërtet ishullin,” shton Celine.
Ulko-Tammio është një nga 41 parqet kombëtare në vendin nordik, i cili nuk është i banuar, por është shtëpia e shumë zogjve dhe bimëve të rralla, të cilat vizitorët mund t’i dallojnë duke ecur përgjatë shtigjeve natyrore të ishullit ose nga kulla e vëzhgimit të shpendëve.
Pjesëmarrja në “detox-in dixhital” për turistët në Ulko-Tammio është fakultative pasi ishulli është i mbuluar nga një rrjet celular funksional, ndaj tundimi do të jetë aty.
Megjithatë, stafi i Parks & Wildlife Finland, kompania që menaxhon ishullin, shpreson se fushata do të rezultojë në shkëputjen e turistëve nga teknologjia dhe lidhjen me florën, faunën dhe vizitorët e tjerë.
Për akomodimin e vizitorëve që kanë vendosur të bëjnë një “detox dixhital”, janë në dispozicion tenda apo një kasolle e mirëmbajtur nga stafi i kompanisë “Parks & Wildlife Finland”.
Për të interesuarit për të vizituar ishullin turistik Ulko-Tammio, duhet të dinë se për të arritur atje do të duhet të përdorin një varkë, traget apo taksi uji, komenton rrjeti amerikan. /sarandacity.al/