Një ndër problematikat etike të qyteteve turistike në verë, është shkrirja e kufirit mes plazheve dhe ambienteve publike; që do të thotë se shumë plazhistë ndodh të ecin rrugëve apo të hyjnë në lokale e restorante me “lakuriqësinë” e plazhit.
Ndaj, kryebashkiaku i Sorrentos në Itali po dikton kod të ri veshjeje.
Më thjesht, aty turistëve(femra) u ndalohet të ecin me bikini. Në të kundërt mund të gjobiten deri në 500 euro, sipas rregullave të reja të prezantuara nga kryebashkiaku Massimo Coppola.
Edhe ata Turistët që ecin pa një veshje të sipërme, një kanotiere, bluza a këmishë të lehtë, janë gjithashtu në shënjestër të ndalimit.
Coppola u tha gazetarëve se turistët e “veshur pak”, pra ata që nuk njohin kufirin mes plazheve dhe ambenteve publike, po shkaktonin “shqetësim te banorët vendas”, raporton The Times.
Ai thotë se dëshiron të luftojë “sjelljen e përhapur të pahijshme” që “shumica e njerëzve e konsiderojnë të kundërtën e mirësjelljes dhe që karakterizon bashkëjetesën e qytetëruar”.
“Tolerimi i vazhdueshëm i kësaj lloj sjelljeje, si dhe shkaktimi i shqetësimit tek popullata dhe tek vizitorët, mund të çojë në një gjykim negativ për cilësinë e jetës në qytetin tonë, me pasoja për imazhin dhe turizmin e tij”, shtoi Coppola.
Gazetari vendas Max Tamanti i quajti grupet e turistëve të veshur me bikini dhe pa këmisha “një procesion tmerresh” dhe tha se ata po e kthenin qytetin në një skenë nga Ferri i Dantes.
Kujtojmë se ky fenomen haset dhe një qytetet turistike detare në Shqiptari, në Sarandë madje është bërë e zakonshme. /sarandacity.al/
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you. https://accounts.binance.com/es/register?ref=T7KCZASX