Ish-gjyqtari i Sarandës, Elidon Papazisi, më pas gjyqtar Gjirokastër, për 15 vite nuk do të jetë më në drejtësinë shqiptare. Për këtë vendosi Komisioni i Vetingut, pasi vetë ai, më 3 nëntor, i kishte kërkuar këtij komisioni ndërprerjen e vetingut ndaj tij. Kjo pasi ai kishte paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Sipas Shqiptarja.com, dorëheqja ka ardhur pasi Komisioni i Vetingut e kishte njohur me dosjen e hetimit ndaj tij për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Papazisi veçohet për rastin e zhbllokimit me vendim gjyqësor të 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU, për shkak se ishin jashtë afatit të skandencës.
Kjo çoi në reagimin e ish-zv/kryeministrit Braçe atë kohë, në 209-ën, që rasti të shqyrtohej në Komisionin e Vetingut. /sarandacity.al/