Rama mund të vihet në diskutim për shumëçka, sigurisht dhe për cilësinë qeverisëse, pos korrupsionit apo moralit politik, por as që diskutohet potenca e tij kurrë e zbehtë ligjëruese, me gjetje aq domethënëse, viktimë e të cilave mund të jetë dhe vetë ai.
“Je idiot apa bën vetë?”, është ndër më të fundit, frazë gjithsesi e njohur, drejtuar gjatë një séance parlamentaree deputetit opozitar Agron Shehaj, një emër që me të vërtetë i rri një pikëpyetje e fuqishme mbi kjo mbi inteligjencën nën dyshime.
Dhe nuk është thjesht ofezë, siç Rama e shpjegoi. Vërtet, kjo pyetje merr një përmasë vërtet serioze, jo thjesht fyese, kur sheh sjelljen e degraduar të Berisha & Co. Për një mendje normale, vështirë se gjen aty një linjë logjike, aq më pak inteligjence politike.
Të zhytur në konspiracione politike, me një lehtësi të papërballueshme të fyerjes që i bëjnë inteligjencës më normale njerëzore me thrillere të sajuara, vulgariteti dhe banaliteti i tyre po prek kulmet.
Dhe nuk është thjesht fenomen i veçuar. Kështu ka qenë gjithnjë, mjaft që aty, në PD, gjithçka karakteriale është ajo çfarë është karakteri i Berishës, një primitivzëm i frikshëm politik, nganjëherë dhe njerëzor.
Mundet që dikush aty, pa hyrë në atë lloj vathe politike, të ketë patur diç tërheqëse, në mend a moral, por posa ka hyrë aty, posa është ushqyer me ushqimin e atyshëm të ofruar nga Berisha, ka ndodhur transformimi. Ndaj sot, nuk haset në PD qoftë një zë të vetëm, i cili kur hap gojë është vetja e tij, por jo vetëm kaq, ndodh të thotë ndonjë gjë tërheqëse, të mençur, me vlerë për t’u dëgjuar, edhe për kulturim politik, pra diç që ndryshon nga Berisha apo që nuk ka pikëtakim me të. Zero!
Më kryesorja, si dhe më trishtuesja, ajo çfarë thonë, rregullisht, pa përjashtime, është ajo që dhe vetë nuk e besojnë. Ndaj rezultati është ai që është: vuajnë prej vitesh një pabesueshmëri konstante në elektorat, deri në pikën që tashmë e pranojnë se me votë, në kushte normaliteti politik s’fitojnë dot. Dhe kështu i janë drejtuar, pa pikën e drojes të të bërit qesharak, revolucionit.
Po vërtet: Janë idiotë apo bëjnë sikur janë? Ndoshta është vetëm e para, ndoshta e dyta, ndoshta të dyja së bashku.
Por kjo vlen dhe për vetë Ramën & Co, në rastet e një propagande të shfrenuar për të bërë të zezën të bardhë.
Shqipëria nën qeverisjen e tyre, edhe në paste ca zhvillime apo përmisime, ndodhet sot në kohët më të vështira të saj që pas ndryshimit të sistemit, prej një korrupsioni gërryes, një reforme deri më tani të dështuar drejtësie, si dhe një shteti të padrejtë e problematik në eficencë, cytaz me të paaftë dhe palaço.
“Janë idiotë apo bëjnë vetë?”, pasi në politikën shqiptare, debati i parë duhet të jetë psikologjik, pastaj etik, dhe ç’mbetet më pas, politik. /sarandacity.al/