Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Jetëhumbja COVID e 5-vjeçarit nga Saranda, i ati: Si më iku im bir…

by PorositWeb
30 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Babai i 5-vjeçarit që humbi jetën nga Covid-19 ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që kur i biri ishte shtruar në spital në qytetin e Sarandës deri tek dërgimi me helikopter në Tiranë ku u fut në intubim.

Në mesazhin e dërguar në Top Channel, Alket Halili shpjegon se fillimisht, mjekët i thonin se djali kishte virozë dhe askush nuk e kuptoi se një nga mushkëritë i kishte dalë jashtë funksionit.

Madje infeksioni kishte avancuar dhe i kishte infektuar edhe mushkërinë tjetër. Pas analizave të kryera, Halili tregon se e dërguan me helikopter në Tiranë, ku u fut në intubim dhe doli pa shenja jete.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Djalin tim e kam dërguar për tre ditë rresht në pediatrinë e Sarandës ku asnjë doktor nuk e kuptoi që fëmija im kishte problem dhe thonin që është virozë. Djali sa vinte dhe përkeqësohej ditën e hënë në mëngjes. E cova përsëri djalin në pediatri dhe isha lidhur me doctor Ptomeleo Peta, i cili më ndiqte djalin që të vogël, i bëri grafi. Na tha që djali nuk ka gjë nga mushkëritë kur djalit tim i qe mbushur mushkëria e majtë plot me qelb dhe i kishte dalë jashtë fuksionit, plus i ishte infektuar pak dhe e djathta.

Duhet të vinte doktor Niko Kuri që t’i bëhej skaner djalit. Pas skanerit na dërguan me helikopter në Tiranë ku djali im ka shkuar me datë 18 tetor. Një ditë më vonë është intubuar ku nga intubimi nuk u zgjua më. Djali doli nga spitali i vdekur në datën 25 tetor në darkë”, shkruan Halili.

Ndërsa thekson se kërkuan që ta dërgonin djalin në Turqi, por mjekët nuk e lejuan duke i thënë se nuk e merr njeri përsipër sepse mushkëria e majtë i kishte dalë jashtë funksioni.

“Djali im nuk ka lëvizuar nga reanimacioni i pediatrisë të Nënë Terezës asnjë ditë për të shkuar në Turqi.

Ne si prindër kërkuam ta largonim djalin në Turqi por doktorët e reanimacionit na thanë që nuk e lëvizni dot sepse nuk ka spital që ta marrë përsipër djalin pasi një mushkëri i kishte dalë jashtë funksionit nga qelbi. Nuk dua që të luhet me shpirtin e djalit tim që po ha dhe. Nuk dua që të përfitoj njeri nga djali im, prandaj edhe pse më dhemb shpirti nuk mund ta lë me kaq”, shpjegon Halili.

Sa i përket tamponit, sqaron se testet e kryera në Sarandë dhe një test i kryer në një laborator privat në Tiranë i dolën negative.

“Kemi bërë 2 teste për Covid në Sarandë dhe doli negativ. Bëmë edhe në Tiranë me të njëjtin kampion gjaku, një në shtet, një në privat. Në shtet doli pozitiv kurse në privat na doli negativ”, përfundon Halili. /TCH/

Tags: Kryesore
Previous Post

Ku ngjason “Foltorja” e Berishës me luftën italo-greke?

Next Post

Vendimi: aspak “mëshirë” për Thomain e RTSH

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 3

  1. pgslot168 says:
    3 muaj ago

    500193 134120Well written articles like yours renews my faith in todays writers. Youve written info I can lastly agree on and use. Thank you for sharing. 706520

  2. http://www.taylorhealthcareblog.com/soft2bets-underskning-gaminginfrastrukturlsningar-45/ says:
    2 muaj ago

    639033 40240Flexibility indicates your space ought to get incremented with the improve in number of weblog users. 849686

  3. Team building กิจกรรม says:
    2 javë ago

    709787 676911The vacation delivers on offer are : believed a selection of some of the most selected and additionally budget-friendly global. Any of these lodgings tend to be extremely used along units may accented by means of pretty shoreline supplying crystal-clear turbulent waters, concurrent with the Ocean. hotels packages 451371

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.