Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

“Jo të gjithë mund të durojnë…”: një tragjedi shqiptare në Bullgari (pamje)

by PorositWeb
23 Nëntor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tragjike ndodhi në mesnatë në një prej autostradave të Bullgarisë, kur një autobus nga Maqedonia u shkrumbua pasi morri flakë, me pasojë 46 jetëhumbje, mes tyre 12 fëmijë. Numri i atyre që shpëtuan qe vetëm 7, të cilat po marrin trajtim mjekësor.

Eshtë njëherësh një tragjedi shqiptare, shumë më e rëndë se ajo e djegjes së spitalit COVID në Tetovë pak kohë më parë.

Autobusi po kthehej nga Turqia, ku motivet e udhëtimit kanë qenë turistike.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Më saktë, kanë qenë tre autobusë të një kompanie, e cila organizonte udhëtime për shopping në Stamboll, pasi siç dihet, shqiptarët e Maqedonisë janë shumë të lidhur me Turqinë.

Autobusi, një nga tre që po udhëtonin në kolonë, ku udhëtonin 51 pasagjerë dhe dy shoferë, ka hyrë përmes pikës kufitare “Kapitan Andreevo” pak pas orës 21:00, në mesnatë, ka ndaluar në një pikë karburanti dhe, rreth orës 2.00 ka ndodhur aksidenti tragjik. Autobusi ka thyer rreth 50 metra mbrojtëse metalike të rrugës dhe më pas ka shpërthyer në flakë.


Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende, por sipas ekspertëve mund të jenë tre: monsfunksionim teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Bullgarisë, Bojko Rashkov e përshkroi aksidentin si ngjarjen më të tmerrshme që kishte parë ndonjëherë.

“Pamjet janë të tmerrshme, jo të gjithë mund t’i durojnë. Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në jetën time”, tha ai. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Fotoksina: gruaja nga Ninati, urgjent në Sarandë

Next Post

Hueyda plot jetë s’jeton më

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.